Përshkallëzohet protesta e opozitës, të hënën bllokohet trafiku në të gjithë vendin



Opozita ka vendosur që të përshkallëzojë protestat në shërbim të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot pasdite se, krahas Çadrës së Lirisë në Tiranë, do të ketë protesta në të gjithë Shqipërinë, duke nisur që nga dita e hënë. Të hënën prej orës 11:00 deri në 12:00 do të bllokohet trafiku në të gjithë vendin.

“Në funksion të arritjes se këtij qëllimi madhor, opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetarë ne të gjithë shqipërinë. Duke ruajtur si pishtarë, çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin. Të hënën të gjithë qytetarët shqiptarë, të bashkohemi në 11-12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Ky është vendimi i opzoiotës së bashkuar. Kjo është një orë e madhe. Fillimi i një aksioni politik i cili do të përshkallëzohet në një tjetër kulm në 7 maj që mos ja dorëzojmë më Kavajës krimin”, tha Basha.