Mediat gjermane “mallkojnë” Ronaldon dhe “masakrojnë” arbitrin Kassai



Crisitano Ronaldo dhe Viktor Kassai janë “lojtarët e mëdhenj” në shtypin evropian.

Në Gjermani ata janë “mallkim”, teksa portugezi shënoi mbrëmë tre gola, i ndihmuar edhe nga vendimet e arbitrit hungarez, që mori kritikat më të ashpra nga Italia.

Bild Fußball (Berlin) – “Mallkimi Cristiano! Është e hidhur. Bayern bie në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Realit. Superylli Cristiano Ronaldo shënoi tre gola për të përfunduar 4-2, pas kohës shtesë.”

Bild (Berlin) -“Eliminimi më i hidhur i Bayernit. Gabime të trasha arbitrale, gola jashtë loje! Të gjitha këto shkatërruan ëndrrën “hat-trick” të bavarezëve. Çfarë vendimesh, në mënyrë të gabuar”.

Süddeutsche Zeitung (Munich) – “Ronaldo shkatërron shpresat e Bayernit. Me pesë gola në të dyja çerekfinalet, lojtari i Real Madridit ka vendosur kualifikimin e të tijve. Sidoqoftë, arbitri luajti një rol kyç në rezultatin dramatik 4-2. Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në “Bernabeu”, njëri prej të cilëve në pozicion jashtë loje (2-2)”.

Die Welt (Berlin) – Cristiano Ronaldo u bë makthi i Bayernit. Thuajse i vetëm, sulmuesi portugez eliminoi Bayernin nga Liga e Kampionëve. Ylli i Real Madridit shënoi pesë gola në të dyja ndeshjet. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pati fjalë emocionuese për të”.

Kicker.de (Nuremberg, Bavaria) – Cristiano Ronaldo përfundon ëndrrën e Bayernit në Champions. Pas disavantazhit 1-2, para tifozëve të vet, kampionët gjermanë ishin gati të bënin të papriturën ndaj Real Madridit, në çerekfinalen e kthimit, por do t’i thonin lamtumirë Ligës së Kampionëve, kur rezultati shkoi 4-2 në kohën shtesë. Lojtari vendimtar për Realin ishte përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tre gola, më vendimtari prej tyre ishte “offside”.

SportBild.de (Berlin) – Ronaldo shkatërron ëndrrën e Bayern Munich. Është e hidhur, sepse lojtarët bavarezë u treguan luftëtarë të mëdhenj. Bayern ishte i tronditur nga goli “offside” i “trigoleador”-it Cristiano Ronaldo”.Corriere dello Sport (Romë, Itali) – Skandal Real. Arbitri eliminon Bayernin e Ancelotti. Grotesk dëbimi nga fusha me karton të kuq i Vidal, ndërkohë që Casemiro është falur nga arbitri hungarez. Ronaldo bëri tripletë, por nënshkroi golin më vendimtar, që ishte “offside” e pastër. Farsë e Real Madridit”.