Masakrohet pse shkoi në protestë te Çadra e Lirisë



Një qytetar është sulmuar barbarisht nga disa persona në Mirditë pse shkoi në protestë tek Çadra e Lirisë para Kryeministrisë.

Bëhet e ditur se, Ndok Lesi ka përfunduar në spital pas dhunës vetëm pse kishte marrë pjesë në protestë. Ai ishte kërcunuar në telefon me mbyllje biznesi dhe për këtë kishte bërë kallzim në policinë e shtetit, por policia nuk ka marrë asnjë masë ndërsa kërcëbnuesit kanë marrë zemër dhe e kanë dhunuar barbarisht.

“Disa persona më zunë pritë dhe më sulmuan me gurë duke më goditur në kokë. Ngjarja ka ndodhur sapo kam mbyllur dyqanin. Djali dhe gruaja më dërguan në spital në gjendje të rëndë. Më kanë kërcënuar edhe më parë nëpërmjet telefonit pasi shkova në protestë më 18 shkurt. Kam qënë edhe tre herë të tjera te çadra kur kishte radhën Mirdita. Mendoj se ngjarja ka ndodhur për këtë arsye”, shprehet për mediat Ndok Lesi.