Basha-Ramës: 18 shkurti tjetër do të të hedhë në Lanë



Reagimi

Kryetari i opozitës, Basha paralajmëroi Ramën se protesta tjetër e opozitës do të hedhë Ramën në lanë. Basha deklaroi se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kërkesat e opozitës dhe se vendi do të ketë vetëm zgjidhje të lira dhe të ndershme. Mijëra të rinj dhe qytetarë i janë bashkuar edhe sot protestës së opozitës në çadrën e protestës. Basha tha se krimi do të tërhiqet. Ai i kujtoi Ramës se në rast se nuk do të plotësojë kërkesat e protestës atëhere fundi i tij mund të jetë si i Duçes, i varur kokëposhtë.