Ja si e mban trupin në formë Beyoncé në shtatzëni



Beyoncé, që po pret binjakë, po stërvitet ndoshta më fort sesa shumë femra që nuk janë shtatzënë.
Us Weekly raporton që Beyonce po shkon në klasën ushtrimore të Michelle Obama-s, SoulCycle, "pothuaj çdo ditë" në Los Angeles.
Edhe Jay Z vjen, pothuaj gjithmonë, me sa duket. Të dy hyjnë qetësisht në klasa pasi ulen dritat dhe largohen herët.
Us vë në dukje që instruktorja e preferuar e Bey-t është Angela Davis, të cilën Oprah e ka marrë me vete për të dhënë instruksione gjatë Turit The Life You Want. Nëse të dyja, Oprah dhe Bey e aprovojnë Davis, nuk është e nevojshme për më shumë prova për të vërtetuar që ajo është një nga më të mirat.