Cristiano do të bëhet baba për herë të dytë



Kanë kaluar shtatë vite që prej ditës që një nga beqarët më të kërkuar të showbiz-it u bë baba për herë të parë.
Djali është si një kopje e tij, pasi siç e keni parë dhe ju ata ngjasin jashtëzakonisht dhe e duan njëri-tjetrin shumë.
Ditën e djeshme u ndeshëm me një lajm që na befasoi sepse thuhej që futbollisti i famshëm do të bëhet baba për herë të dytë, jo me një por me dy fëmijë.

Sigurisht që bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, i cili për pak muaj do të mirëpresë në familjen e tij binjakët. Siç thuhet ata do të jenë të dy djem dhe do të vijnë në jetë nga një nënë zëvendësuese amerikane.
Ylli 32-vjeçar i Real Madrid mezi po pret të lindin binjakët e tij dhe po kalon një nga periudhat më të bukura. Kohët e fundit ai është duke u shoqëruar me modelen 23-vjeçare Georgina Rodriguez dhe duken në harmoni me njëri-tjetrin.
Sipas Sun, pas lindjes së binjakëve, familja e futbollistit do të jetojë në një vilë në zonën e Madritit me vlerë 5 milion dollarëshe.