Mahershala Ali, aktori i parë mysliman që fiton një Oscar


 

Mahershala Ali është aktori i dramës “Moonlight” që u vlerësua me çmimin e aktorit më të mirë në rolin dytësorë.

 

Aktori në kategorinë e tij arriti të mundte emra të tjerë si Michael Shannon (Nocturnal Animals), Jeff Bridges (Hell or High Water), Lucas Hedges (Manchester by the Sea) dhe fituesin e çmimit BAFTA Dev Patel (Lion).

Drama e regjisorit Barry Jenkins tregon tre stadet e jetës së protagonistit, Chiron, ndërsa Ali luan rolin e Juan, një shpërndarës droge i cili merr në mbrojtje djalin e vogël pas abuzimit emocional që bëhej me të. Aktori i cili u bë baba për herë të parë javën e kaluar, është aktori i parë i mysliman që ka fituar një Oscar.