Gazetarët protestë tek zyra e Veliajt kundër censurës



Gazetarë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile janë mbledhur sot dhe kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës, kundër censurës mediatike.

Gjithçka ka të bëjë me ndërhyrjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në media për të bllokuar transmetimin e dokumentarëve për vdekjen e Ardit Gjoklajt në lanfillin e Sharrës. Bëhet fjalë për shkarkimin e drejtoreshës së A1News, Alida Tota dhe bllokimin e emisionit “Publicus” që kishte të bënte pikërisht me hetimin e vdekjes së Gjoklajt.