“Makinat ‘Land Rover Defender’ të doganës po përdoren për fushatën e kandidatit të PS në Dibër"



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetin social ‘Facebook’ një denoncim që ka ardhur nga ‘doganieri dixhital’ se me urdhër të Ramës të gjitha automjetet e doganës tip ‘Land Rover Defender’ po përdoren për fushatën për kryetar bashkie të kandidatit të PS-së në Dibër. Doganieri dixhital denoncon:
Urdhrin e Edvin Shullazit për kalimin e të gjitha makinave “Land Rover Defender” të sistemit doganor për fushatën elektorale të kandidatit të Partisë Siçiliste në Dibër! sb
"Përshëndetje z. Sali! Jam një punonjës i doganave dhe socialist 24 karat, si i thonë fjalës. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që do të vinte dita t’ju shkruaja e të qaja hall se nuk të kam votuar kurrë, por e kam hall shteti jo hall personal. Të gjitha makinat e doganës ‘Land Rover Defender’ me të cilat punojmë, i kanë shpënë në Dibër me urdhër të zv.drejtorit Besmir Qibin, sipas tij me urdhër të Kryeministrit! Derisa të mbarojnë zgjedhjet në Diber jemi në kafe se punë s'bëjmë dot. Hallin e kemi se në fund na kërkojnë ‘planin’ dhe e hamë ne jo Qebini".