Skandal në QSUT, mungojnë ilaçet edhe për fëmijët me kancer



Ata janë më të pambrojturit e shoqërisë por as për ta shteti nuk mund të përgjigjet.
Bëhet fjalë për fëmijët e sëmurë me kancer, që sot kanë protestuar në ambientet e QSUT për shkak të mungesës së ilaçeve, nga ato më elementaret si paracetamoli deri tek ato të posaçme.

“Fëmijë të sëmurë me kancer së bashku me familjarët, të mbështetur nga shoqëria civile (Together for Life) u tubuan sot para QSUT për të kërkuar të drejtën e jetës. Në QSUT për këtë kategori mungojnë ilaçet dhe ata detyrohen t’i blejnë në treg e shpesh herë ato janë të pakontrolluara duke mos u sjellë efektet e duhura, analizat i bëjnë jashtë spitalit si edhe deri te ilaçet më elementare si paracetamoli apo gjilpërat detyrohen t’i blejnë”, shkruan Nisma Thurje.