27°C

Tiranë

"Vranesira te pjesshme"

Lageshtia: 65%

Era: 12.87 km/h

Pamje nga tuneli Tiranë-Elbasan, mbetet vetëm asfaltimi

Tuneli i autostradës Tiranë-Elbasan është drejt përfundimit. Mësohet se ditën e nesërme , Ministri i Transporteve Sokol Olldashi do të ispektojë punimet në këtë tunel për të cilin ka mbetur vetëm asfaltimi dhe ndriçimi.

Rruga

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Distanca mes dy qyteteve bëhet 31.17 km. Rruga do të ketë katër korsi, me 21 viadukte, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. Me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por problemi më i madh i rrugës nuk është tuneli, por ndërtimi i segmenteve të tjera deri në hyrje dhe në dalje të tunelit. Segmenti i parë është nga Unaza e Madhe deri te “Natyra e Qetë”, segmenti i dytë nga “Natyra e Qetë” te tuneli dhe segmenti tjetër, nga tuneli në Elbasan. Puna për ndërtimin e këtyre segmenteve do të tregojë a është e aftë qeveria të mbajë premtimin e realizimit të të gjithë veprës deri në vitin 2013. Tunelet janë vetëm 2.1 kilometra, nga 31 që është e gjithë rruga. Pjesa tjetër janë urat, mbikalimet dhe nënkalimet, të cilat duhet të ndjekin në kohë realizimin e tunelit. Kjo është edhe sfida e vërtetë e ndërtimit të këtij segmenti.

18 MUAJ është afati i përfundimit të punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili është i gjatë 2.2 kilometra dhe me një vlerë 83 milionë dollarë, një vlerë kjo e shpallur fituese nga tenderimi i zhvilluar disa muaj me radhë, ku fitoi kompania greke “Actor”.

26.9 KM e gjatë është autostrada Tiranë-Elbasan, sipas projektit që do të zbatohet nga qeveria shqiptare në muajt në vijim. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit

83 MILIONE USD është vlera me të cilën kompania greke “Actor” fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të autostradës. Vlera fillestare ishte parashikuar rreth 150 milionë dollarë pa TVSH. Firma ka nisur punimet dhe ka avancuar për pak kohë në 45 metra nga Elbasani në Tiranë. Dje nisën punimet edhe në anën tjetër të projektit.

Autostrada Tiranë-Elbasan

1. Segmenti nga Unaza e Madhe deri te Natyra e Qetë

Tenderi i zhvilluar më 19 korrik 2010 Fituese, kompania “Albstar & IDK Konstruksion” Afati i punimeve 24 muaj Vlera e projektit 15 milionë dollarë

2. Tuneli i autostradës Tiranë-Elbasan

Tenderi i zhvilluar më 3 mars Fituese kompania greke “Actor” Afati i punimeve 18 muaj Vlera e kontratës 83 milionë dollarë

3. Segmenti nga “Natyra e Qetë” te tuneli + segmenti nga tuneli në Elbasan

Është në fazë shprehjeje interesi dhe parakualifikuese Do të tenderohen në fund të muajit qershor Vlera nuk është përcaktuar ende

Disa nga parametrat:

Shpejtësia e projektimit është 100-120 km/h

Gjerësia e një vije kalimi është 3.75 m

Gjatësia e rrugës në mbushje 18.5 km

Gjatësia e rrugës në gërmim 17.4 km

Gjatësia totale e viadukteve 4.65 km

Gjatësia totale e tuneli për të dy tubat 4.3 km

Numri i mbikalimeve 7

Numri i nënkalimeve 4

Numri i viadukteve 21

Numri i kryqëzimeve në disnivel 3