Martin Luteri

 

Martin Luteri

Martin Luteri (themeluesi i Protestantizmit.)

(Martin Luther) lindi në qytetin Aisleben të Gjermanise në vitin 1483. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më vonë studioi Filozofi në Erfurt. Për Teologji nuk kishte ndonjë prirje të thellë. Në vitin 1507 u bë prift. Ne vitin 1512 u bë doktor i Teologjisë dhe pedagog i interpretimit të Dhiates së Re në Vitemberg.

Është e tepërt të thuhet që Luteri i përkiste Kishes së Romës. Qysh me 1054, kur Kisha e Vetme e Krishtit u nda në Lindore dhe Perëndimore, u krijua një hendek i madh midis tyre, për shkak të pikëpamjeve egoiste dhe absolutiste të krerëve kishtarë të Romës së Vjetër.
Këto veprime të pahijshme, mashtrime dhe abuzime, Luteri donte t'i shpallte në popull dhe t'i dënonte. Indinjata e tij arriti kulmin nga novacioni i çuditshëm i Papa Leonit X. Ky i fundit, duke qenë shumë i dashuruar pas parasë, mendohej se si të grumbullonte sa me shumë. Ai filloi të botojë Letra Faljeje, me të cilat "falte" mëkatet e të gjallëve dhe të të vdekurve. Ai thoshte se këtë pushtet e kishte ngaqe ishte misionar i Krishtit në tokë dhe pasardhës i apostull Pjetrit. Thoshte që paratë e grumbulluara shkonin për ushtritë e Kryqëzatave që luftonin për çlirimin e Vendeve të Shenjta, por në fakt, për plaçkitjen e thesareve të Kishes Orthodokse të Lindjes. Shpallte me siguri se, ai që jepte para për shpenzimet e një ushtari për një vit, ka të drejtë të mëkatojë për pesë vjet. Thoshte gjithashtu se mëkatet falen më lehtë kur i interesuar kryen një meshë. Pra, kur çdo njeri kryen meshë, merret me mend se çfarë sasie e madhe parash gjendej ne Arkat e shumta te Vatikanit.

Këto letra faljeje iu jepeshin predikuesve të cilët mblidhnin paratë. Luteri, duke qenë predikues, dhe duke parë që po i shpetonte nga dora kjo pune fitimprurëse, filloi të predikonte kundër këtyre letrave dhe pushtetit të Papës.

Fjalet e tij të rënda kundër Papës, dëshmojnë jo vetem për fanatizmin e tij për edhe për urrejtjen e pashuar kundër Papës. Luteri thoshte se Papizmi u krijua në Romë nga Djalli. Djalli e tërhoqi Papën nga gryka e pafund të Ferrit. E pikturoi Papën e shkretë herë me kokë gomari, herë hipur mbi një dose. Ai thoshte: "Unë, sa të jem gjallë, nuk do të pushoj së predikuari kundër Papës dhe Turqëve". Ne librin e tij "Kunder Papizmit" ai shkruante: "Hajde këtu, papagomar, me veshët e gjata dhe me gojen e mallkuar për rrenat e tua". E quan "prijës të të ligjve, derr të djallit, bashkepunëtor të tij dhe Antikrisht". Para se të vdiste, me doren gjysem të paralizuar, shkruajti ne murrin e shtepisë: "Për ty papë i gjallë isha murtajë, i vdekur do të bëhem vdekja jote". Ky mllef i tij kundër Papës, bile edhe ne çastet e fundit të jetës së tij, tregon se në ç'gjendje të çrregullt shpirtërore ndodhej, sa mosbesim tregonte kundër kishës dhe përfaqesuesve të padenjë, ndoshta, të saj.

Praktikisht kishte edhe më përpara disa figura të shquara të teologjisë krishtere, të filozofisë dhe të rilindjes evropiane të cilët me një mënyrë ose tjetrën i kishin shfaqur protestat e tyre kundër dogmatizmit katolik të asaj kohe, por ishte vetëm Martin Luteri ai i cili me anë të 95 tezave të tij të famshme doktrinalisht po jepte përgjigje për të gjitha devijimet e krishterimit mesjetar. Martin Luteri pasi i vendosi këto teza në kishën e qytetit të Vitenbergut, atëherë la porosinë se do të kthehej pas tri ditësh që do t’i mbronte publikisht këto teza. Tri ditët ishin simbolikë biblike, dhe kishte kuptimin e ditëve të ringjalljes së Krishtit, me këtë anologjia ishte në ringjalljen e kishës së vërtetë krishtere në parimet ungjillore dhe në parimet e kishës së hershme krishtere, para se ajo të romanizohej (katolocizmi) ose të helenizohej (ortodoksizmi).

Kur teologu papist ECK i denoi reformat e Luterit dhe pastaj akuzoi Orthodhoksët si heretikë ngaqë nuk i njohin parësinë Papës, Luteri, në një konferencë publike në Lajpcig, tha: "Do të dëshiroja t'i lutesha doktor ECK që të flasë me respekt më të madh për kaq mijëra dëshmorë që ka kisha Orthodhokse, e cila ekziston dhe do të ekzistojë .... Është turp dhe padrejtësi që të hedhim poshtë një kishë me kaq shenjtorë të cilët jetuan në gjirin e Kishës Orthdodhokse për 14 shekuj, dhe tani duam t'i debojmë ata që mbreterojnë në qiell. Kisha Orthodhokse e Lindjes ekziston para se të ekzistojë Kisha Romake". Dhe e mbyll ketë pohim të drejtë: "Jam plotësisht i bindur se as Papa i Romës dhe lajkat e tij nuk do të mundin ndonjeherë të përjashtojnë nga qielli numrim e madh të shenjtorëve të cilët asnjëherë nuk iu nënshtruan forcës së Kishës Romake". Por, këtu ishte gjëja tragjike e Luterit. Ndërsa e njihte Kishën Orthodhokse si Ëma e gjithë Kishave, nuk mundi të pranojë doktrinën e saj, për shkak të egoizmit të vet. Përfundimisht, pasi krijoi kishë të tij e luftoi Orthodhoksinë dhe vetë përfundoi në kaos së bashku me pasuesit e tij. Kështu ai dështoi të dalë një reformator i madh i Evropës, që do ta pastronte Kishen nga kalbesira e atehershme papiste dhe do ta rikthente në livadhet e fresketa të Kishës së Parë dhe të Lashtë.

I pari që i pa me neveri dhe skepticizëm frytet e përpjekjeve të tij reformiste ishte vetë Luteri. Ai e pa që njerëzit po bëheshin dita ditës me të keqinj. Besimi i tyre ndaj ligjit ungjillor po tronditej. Ata jepeshin pas qejfeve, vjedhjeve, shfrytezimit sepse ata besonin se nuk përgjigjeshin për veprat e tyre. Kudo trumbetohej se mjafton vetëm besimi për shpëtim, sepse kështu i kishte mesuar kryetari i tyre. Ja se si e pershkruan situaten e atehershme një bashkokohës dhe mik i Luterit: "Gjermania e asaj kohe ishte zhytur në grykësi të papërshkruar, në alkoolizëm, në rendje pas parasë dhe qejfeve, dhe se besimtarët e Luterit nuk u kushtonin asnjë rëndësi ligjeve të ungjillit".
Ndërsa miku i tij i ngushtë, Melangtoni, shkruante: "Shikojeni këtë shoqëri ungjillore! Sa batakçinj dhe pijanecë dhe kumarxhinj, sa të shthurrur dhe vulgarë! Studiojini doket familjare. A janë më të pastra nga jeta e paganëve? Dhe përfundon: Më shumë se edhe ujërat e lumit Elba do të ishin lotët që do të derdheshin për të keqën që solli Reforma.

Luteri tashmë e kishte kuptuar qartë që për shkakun e tij ky popull gjendej në një mjerim të tillë moral; e kuptonte se kishin të drejtë ata njerëz që e akuzonin se formoi një brez njerëzish arrogantë, anarshistë dhe brutalë. Sa herë që ai guxonte të keshillonte idhtarët e tij, ata i përgjigjeshin: "Ti nuk na mësove se njeriu është i pazot për të bërë vetë të mirën dhe të justifikohet para Perendisë?
Kur i permendnin skandale të tjera, ai i dëshpëruar dhe me nje ironi të hidhur therriste: "Rroftë kurvëria e fshehtë, gratë e gjermanëve janë dosa të paturpshme". Qyteti i Vitembergut ku u zhvilluan këto reforema të çakërdisura, ishin bërë Sodoma dhe Gomorra. Ndërsa banorët e tij në "kafshe mosmirenjohëse, vjedhës, hajdutë dhe fajdexhinj".

Këto rezultate e mbanin Luterin në tension të vashdueshem dhe melankoli dhe shpeshherë pushtohej nga një zemerim i papermbajtur. Ai parashikonte se do të ndodhnin përçarje të mëdha tek idhtarët e tij. Mikut të tij Melangton i thoshte: "Sa e sa mësues të ndryshëm do të paraqesë shekulli i ardhshëm. Konfuzioni do të arrijë kulmin. Asnjë nuk do të dojë t'i nënshtrohet mendimit dhe pushtetit të tjetrit. Secili do ta prezantojë veten si mesuesin e vetem". Dhe ky parashikim u realizua shumë shpejt. Madje që kur ishte gjallë nxënës dhe ishidhtarë të tij e mohuan, e shpallen si të gënjyer dhe e besuan veten e tyre si mesues të pagabueshëm të së vërtetës.Nje ishidhtar i tij, Thomas Myshter, griti krye dhe plasi lufta civile. Luteri i zemeruar dhe i tronditur urdheroi idhtarët e tij: "Godisni, vrisni, therrni, fshehtas apo hapur, pa harruar asnjeherë se asgjë nuk është kaq helmues, i dëmshëm dhe djallëzor se sa revolucionari. Është njësoj si ai që vret një qen të tërbuar, po te mos e godasesh, do të të godasë ai i pari dhe bashkë me ty gjithë token rreth e rrotull".

Mbas gjithe këtyre ai e humbi qetesinë shpirtërore dhe frikën e Perendisë. Ai nuk qetësohej nga shoqëria e askujt, as të bashkëshortes, as të miqve të tij apo idhtarëve të tij të ngushtë. Të gjithëve, katolikëve dhe ishidhtarëve të tij ai u versulej me fjalë banale.

Gjatë natës së 17 dhe 18 Shkurtit të vitit 1546 pati një hemiplegji akute dhe bllokim të mushkërive. Mjekët nuk kishin mundësi për të bërë asgjë. Në orën tre pas mesnate ai ia dorëzoi shpirtin Gjykuesit të Drejtë duke thënë këto fjale: "Perendia aq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të Vetëm që kushdo që beson në Te të mos humbasë por të ketë jetën e përjetshme".

Kjo ishte shkurtimisht jeta e trazuar e themeluesit të Reformës së shekullit XVI, Martin Luterit. Ai fatkeqësisht luftoi me shumë vetëbesim, prandaj dhe bëri gjithë ato gabime. Ai e ndjeu vetën e tij të shkeputur nga Kisha dhe me frikë pyeste veten: "Zemra po më dridhet dhe pyes veten: Vetem ti ke të drejtë dhe gjithë të tjerët gabohen? Edhe sikur të kesh çuar drejt dënimit kaq shpirtra?"Ai i tronditur përpiqej të bindte veten se kishte të drejtë. Përfundimisht ai nuk kishte të drejtë dhe u bë kryetari i miliona njerëzve sot që kanë doktrinën e njejtë me të.


JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E MARTIN LUTERIT

* Një ndodhi, me 2 Korrik 1505, e detyroi të ndjekë me çdo mënyre stadin teologjik dhe priftëror. Çfarë i ndodhi? Një ditë qielli u nxi nga retë, rrufe ndriçonin në horizont dhe shkaktonin tronditje dhe frikë. Luteri, duke qenë jashtë shtëpisë, ra për tokë nga frika dhe duke kujtuar se ishte zemëruar Perendia kundër tij, thirri në ndihmë Shën Anen, mbrojtësen e të jatit dhe gjithë minatorëve, duke thenë: "Më ndihmo Shën Ana dhe unë të premtoj se do të bëhem murg".Megjithëse nuk pësoi gjë nga rrufetë, e ndjeu veten të angazhuar për premtimin e dhenë. Për më tepër, sjellja e egër deri në rrahjen e së ëmes pa ndonje arsye, e detyruan të mbyllet në legjionin e Augustianëve në moshen 22 vjeçare.

* Martin Luteri shqetësohej për shpëtimin e vet dhe përpiqej të thellohej në kuptimin e drejtësisë së Perendisë, ku sipas Palit thuhet: Me anë të Krishtit zbulohet drejtësia e Perendisë prej besimit në besim, sikundër është shkruar që i drejti do të rrojë me anë të besimit".

* Në fillim fjalën "drejtësi" e interpretonte si denim dhe hakmarrje të Perendisë ndaj njeriut. Kështu, gradualisht, iu formua brenda një ndërgjegjje e trembur dhe frikësuar, ndërgjegje e cila po e kontrollonte edhe për mëkate imagjinare. Mendime dyshimi, mosnënshtrimi apo imoraliteti, po i shkaktonin tronditje dhe i krijonin bindjen se ishte i denuar.

* Ferrin e konsideronte gjithnjë para tij, gati për ta përpirë. Ai thoshte: "Unë pendohesha, por dëshpërimi nuk më linte". Me dashje ia imponoi vetes më tepër ushtrime nga sa parashikonte legjioni i tij, kreshmonte jashtë mase, rrëfehej shumë herë në ditë për faje të imagjinatës së vet. Por, nuk ndiente ndonjë paqe shpirtërore, as besonte se mund ta kënaqte Perendinë. Me degjimin e emrit të Krishtit, atë e pushtonte frika, sepse e konsideronte Perendinë të zemëruar kunder tij dhe e quante "armik të njerezve", "mundues", që acarohet lehtë për mëkatet me të vogla dhe që dënon mekatarin edhe për gjëne më të vogël. Ky panik po ia trondiste sistemin nervor. Dalëngadalë, besonte se veprat, sado të mira që të jenë, nuk kanë asnjë vlerë, sepse shpëtimi është vepër ekskluzive e Perendisë, i Cili shpëton apo denon çdo njeri, pa mundur ky i fundit të reagojë. Kështu Luteri arriti tek Destinacioni Absolut, sipas të cilit merr fund vullneti i njeriut dhe vetëm Perendia vendos se cilët do të shkojnë në Parajsë dhe cilët në Ferr. Luteri kishte ankth për veten e tij se në cilin grup bënte pjesë.Kjo gjendje e mundoi derisa tashmë, pedagog në Universitetin e Vitembergut, kuptoi se fjala "drejtësi" shpreh veprimin shpëtimtar dhe filantrop të Perendisë. Shprehja "I Drejti do të rrojë me anë të besimit", e mbushi me optimizëm. Qysh atëherë iu konsolidua ideja se mjafton vetem besimi që të shpetojë njeriu, sepse, ç'ndihmë mund të japin veprat e tij modeste?

* Në periudhen e mëparshme M.Luteri e shihte Perendinë si dënues dhe hakmarrës, tani e sheh atë shumë të mirë, që nuk dënon dhe nuk hakmerret. Pra, mbivlerësonte dashurinë e Perendisë dhe hidhte komplet poshtë drejtesinË e Tij. Pra ai ndjeu se u çlirua nga dyshimet e frikshme për shpëtimin e tij, se u ndriçua nga dashuria hyjnore dhe iu zhduk pesha e mëkateve që po e shtypte pa mëshirë. Në vitin 1517 shkruante: " Njeriu është i pazot të shpëtojë veten e tij qoftë edhe nga mëkati më i vogel. Për të vepron vetëm Perendia sepse njeriu pas rënies në mëkat, ka humbur krejtësisht forcën dhe vullnetin për të bërë ndonjë gjë të mirë për shpëtimin e vet".

* Martin Luterit dyshimet nuk i kishin mbaruar. Besonte që Shkrimi i Shenjtë është frymësim hyjnor në tërësi, por jo në pjesë të veçanta të tij. Psh, Letrat e Pjetrit dhe Jakovit, meqenëse rekomandojnë krahas besimit, edhe veprat e mira, Luteri nuk i quante të rëndësishme. Jakovi kur thotë: " Feja që nuk të çon tek vepra është e kotë", po i shkatërronte Luterit gjithë doktrinën e tij rreth besimit, si mjet i vetëm për shpëtimin. Prandaj e cilesonte letrën "prej kashte". Apokalipsin e kundërshtonte gjithashtu sepse thotë të njejtën gjë. "Lum ata që do të kryejnë porositë e Perendisë, se do të jetë pushteti i tyre mbi pemën e jetës" (Apokalipsi 22:14), i shkaktonte trazirë. Miku i tij, Melangtoni, thoshte se Luteri nuk mundi kurrë gjatë gjithë jetës së tij, të çlirohej nga ankthi i tmerrshëm që e kishte pushtuar.

* Në jetën e vet familjare kishte gëzime dhe hidhërime. Herë e levdonte dhe herë e nënvleftësonte martesën. Kundërshtonte angazhimet që ligji i Ungjillit i imponon jetës bashkëshortore. Thoshte: "Me të drejtë burrat i lenë grate e tyre dhe shkojne me vajza te reja". Ai vetë u bë me gjashtë (6) femijë. Para se të lindte femija i parë, me 26 Maj 1526, ai i shkruante një mikut të vet: "Do të lindë një fëmijë nga një murg dhe një murgeshë".

* Meqenëse Luteri ndoqi vetë pa dashur rrugën e priftit, luftoi për heqjen e mosmartesës së klerit, për të arritur bashkimin me një femer. Ai nuk guxoi të martohej hapur. Parapelqeu të ngrihej kundër normave të Kishes, duke tërhequr një numër të madh besimtarësh të pakënaqur. Ai predikonte se Murgjëria nuk është sipas vullnetit të Perendisë. Vetë kishte vendosur të flakte tej rrobën fetare, të urryer për të. Predikimet kunder Murgjërisë gjeten shumë idhtarë. Kështu Manastiret boshatiseshin njeri pas tjetrit. Tetë murgesha u kthyen në shtëpitë e tyre por ata nuk i pranuan. Kështu kërkuan ndihmën e Luterit i cili i mori në Manastirin e vet. Kontakti i tij me murgeshat e influencoi tëresisht. Në vitin 1524 i dëboi duke mbajtur vetem njëren, Katerina Boren. Mbylli manastirin, ia dha çelsat komandantit civil tç qytetit dhe veshi rroba civile. Tashmë ai filloi të fliste hapur për martesë. Të gjitha këto i shkaktuan komente negative dhe shumë ironi. Si përgjigje ai u thoshte njerezve: "Do ta bëj martesen dhe do të bëj të qeshë gjithe bota". Dhe vertet, me 11 Qershor 1525, në moshën 42 vjeçare u martua me Katerinën; dhe këtë e beri siç thoshte, "për inat të djallit".

* Qe atehëre nuk heshti së vuajturi nga ndërgjegja për këtë paligjshmëri dhe nga skandali publik. Predikimet e tij kishin përmbajtje aq paradoksale sa thoshte: "Behu mëkatar dhe bëj shumë mekate, por besoi sa më shumë Krishtit dhe do të shijosh paqen brenda Tij". Gjithashtu thoshte që vetem mekatarët i fal Perendia. Ata që përpiqen për të mbetur të paster do të bien në fodullëk. Aq shumë i kishte rënë prestigji si njeri i arsyeshem ndasj shoqerisë, sa thoshte: "Me kete martesë e ndiej se kam renë poshtë, jam berë rezil".

* Martin Luteri duke dashur të justifikojë para njerëzve absurditetet e veta ai mohoi lirinë vullnetit. Kështu thoshte se veprimet e njerëzve janë të programuara nga Perendia. Pra, Perendia, sipas pikëpamjese së tij të sëmurë, përgjigjej për rëniet e mëdha, dhe jo ai sepse nuk kishte liri vullneti. "Vetëm Perendia, thoshte ai, ka liri vullneti dhe askush tjetër. Njeriu i ngjan kafshës". Kushdo që t'i hipi sipër, Perendia ose Djalli, e çojnë ku të duan, pa mundur kafsha (njeriu) të kundershtojë. Natyrisht që kjo bie në kundershtim me Shkrimin e Shenjtë. Ai shkel edhe logjikën elementare dhe e paraqet Perendinë si tiran të ashper që disa i zhyt në errësirë, pa u përgjijgur për veprimet e veta, dhe disa i merr në Parajsë, pa bërë ndonjë gjë me vlerë. Aq shumë ishte gënjyer Luteri sa e konsideronte veten e tij si interpretuesin më të aftë të Shkrimeve. Ai krijoi bindjen se kuptimin më të thellë e të brendshëm të Shkrimeve, as Sinodet dhe as Eterit e Shenjtë nuk munden dot ta perceptojnë. Për veten e tij thoshte "se kishte marre direkt Frymën e Shenjtë për të përcaktuar dhe mësuar kuptimet e vërteta të Shkrimeve".

* Kërkesat dhe vizioni i Luterit në këtë kohë nuk ishte që të bënte një kishë të re, por që të reformohej kisha ekzistuese, pra kisha romano-katolike. Doli se kjo ishte një përpjekje dhe një proces i kotë pasi menjëherë pas mbrojtjes publike sulmet dhe ekskomunikimi erdhën nga papati. Prandaj kështu u përgatit Kuvendi i cili përfundimisht e shpalli Kishën Protestante në vitin 1524. Kishte edhe shumë figura të tjera të njohura që e vazhduan reformacionin evropian dhe filozofinë e tezave të Luterit, si p.sh. Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M.V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J.A.Komenski, H. Bullinger. Sipas historianit anglez Noel Mallkom, në vitin 1580 në Kosovë ishte një reformator luteran i cili erdhi dhe predikoi mes shqiptarëve ungjillin e Krishtit si dhe shpalosi doktrinën protestante. Është interesante të theksohet se në vitin 1887 themelohet kisha e parë protestante ndër shqiptarët, dhe kjo filloi në Manastir, dhe pastaj në Korçë më 1892 në krye me predikuesin e popullit shqiptar Gjerasim Qiriazi.