32°C

Tiranë

"Me diell"

Lageshtia: 31%

Era: 16.09 km/h

Komisioni i Medias, PD: Të mos sulmohet AMA

Komisioni i Medias ka nisur mbledhjen e sotme me raportimin e kryetares së AMA, Endira Bushati.

Anëtarë të djathtë të këtij komisioni kërkuan që AMA të mos sulmohet, por të ndihmohet në misionin e saj. Në nisje të mbledhjes, Bushati prezantoi raportin 1 vjeçar të AMA ku theksoi se pavarësisht ligjit të ri për mediat, AMA u pengua në zbatimin e tij. “Nuk u plotësuan 3 vende vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Po kështu procesi për kalimin në rrjet dixhital u bllokua”.

Endira Bushati tha se AMA ka kryer inspektime në terren për zbatimin e licenës. Genc Pollo bëri apel që AMA të mos sulmohet, por të ndihmohet në punën e saj. Sipas tij, policia nuk i ka kompetencat për luftën ndaj piraterisë. Nga ana e saj, anëtarja e majtë në këtë komision, Klodiana Spahiu vuri në dukej se në Komisionin e Ligjeve ka mbërritur një memo nga AMA për 4 vende vakante.

Por, Luciano Boci theksoi se ky ndaj Endira Bushatit është sulm i hapur politike. “Ju jeni dëshmitarë të presionit politik ndaj meje”, përforcoi Bushati. Kurse Alfred Peza kërkoi që të hapen procedurat për 4 vende vakante dhe për kryetaren e re. Madje Peza theksoi se AMA është mbledhur në 13 mbledhje pa mandat dhe se për këtë Kuvendi duhet të nis hetimet.