16°C

Tiranë

"Vranesira te pjesshme"

Lageshtia: 89%

Era: 0 km/h

Shijoni turizmin malor në Kosovë

Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendas, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit.

Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.
Deri në vitet e shtëdhjet në mungesë të rrugëve të mira, në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve shtatëdhjet me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike, fillojnë lëvizjet turistike të shtohen.
Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pranë baseneve, lumenjve, liqeneve, ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skijimit (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar një numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.
Turizmi malor
Malet e Sharrit përkatësisht Prevalla, Brezovica. Bjeshkët e Nemuna (Rugova). Maja e Gjeravicës, e cila dihet se është maja më e lartë me lartësi mbidetare 2656 m. Pra, Kosova si tërësi ndahet në 5 rajone turistike
1.Rajoni Turistik i Prishtinës 
2. Rajoni turistik i Malit Sharr
3. Rajoni Turistik i Anamoravës 
4. Rajoni Turistik i Alpeve shqiptare
5. Rajoni turistik qendror i Kosovës, ku njëkohësisht hyn në rajonin turistik të Prishtinës.