Aurela AGALLIU

Po i kujtoj Z. Kryeminister piramiden e nevojave nga Maslow per pseudo negociatat e ofruara ne zgjidhje te kerkesave te studenteve
Duket e lehte per nje kryeminister qe nje student shqiptar te shkoje ne fakultet rregullisht, te mesoje dhe te jete ekselent, te paguaj tarifat “NORMALE” te cilesuara nga vete ai dhe te pranojne realitetin e ARSIMIT FAKE per te dale neser ne mes te kater rrugeve dhe te shkojne te punojne neper klabe e call centera se kaq kishte per detyre shteti. Si te mundet nje student Z. Rama kur ju nuk i keni krijuar nevojat bazike per ushqim??
Sa prej familjeve shqipatre arrijne te plotesojne te mirat baze kur paga minimale vazhdon te jete 22000 leke e ca te shkoqura ????
Nese mungon ushqimi, parat, nevojat bazike sa do te munden keta student te kene siguri personale, financiare per te ndjekur studimet e larta dhe te mbijetojne ne kete kontekst sfidues dhe tejet te varfer????
A e keni ndihmuar ju familjen Shqiptare per te plotesuar nevojat sociale dhe te flasim per familje te shendetshme, kur divorcet shenojne numrin me te larte se ne cdo periudh tjeter kohore si pasoje e faktorit me te lakuar nga paditesit dhe te akuzuarit ne gjykat sic eshte: FAKTORI EKONOMIK dhe femijet e tyre duhet te marrin role kryesore per t’ia dale mbane.
duke u bere krahu mbeshtetes i familjes?????
A kemi ne nje shoqeri indipendente dhe pa probleme sociale apo psikologjike, ku krimi ne familje shenon numrin me te larte te te gjitha koherave si pasoje e mungeses se sigurise dhe drejtesise ne organet kompetente?????
A mund te pretendoni ju ne kete katraur ekonomike, arsimore dhe politike te gjeni te rinj me vetebesim dominant, arritje, sukses dhe zhvillim personal ne nje kohe kur programet arsimore deshtojne vazhdimisht dhe fushat e studimit te cilat prodhojne vazhdimisht student nuk ofrojne asnje mundesi punsimi per ta????
Per ju eshte shume e thjesht ti kerkoni llogari atyre pa i kerkuar fillimisht llogari vetes sa eficent keni qene ju ne kete qeverisje. Problemet e tyre nuk jane thjesht tarifa por shume me teper sesa kaq, prandaj plotesojini nevojat bazike se Shqiptaret kane vite qe arsimohen me leke borxh e kredira por perpiquni ti krijoni standartin e duhur qe investimi i tyre te shperblehet ne baze te programit merit-preferenc e jo me shuplaka drejt tyre.
Se fundi, ju Z. Kryeminister dolet vertet perballe studenteve per te negociuar me ta por si gjithmone, ju perseritet veten duke treguat se ligji dhe maliqi mbeteni vetem ju.