Nga Dylejman Karaj

Studentët në protestë kundër padrejtësive, varfërisë , korrupsionit, mizerjes, që ka mbjellë politika ndër këto vite, është një gjë e mirë dhe duhet përkrahur pa hezitim nga cdo qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi. Por që në krye, është për të ardhur keq që studentët në protestë janë të pa qartë dhe të pa orientuar në kërkesat e tyre. Nuk vjen e keqja nga një VKM, nga një ligj, nga një tarifë e ngritur për këtë apo atë provim. Studentët në protestë duhet të kuptojnë , të ndricohen vetëm për një gjë.
Të gjitha këto problematika, në arsimin e lartë dhe jo vetëm, fillojnë me ardhjen në pushtet të qeverise së Edi Ramës e cila turpësisht quhet “Rilindje “. Reforma në arsimin e lartë e bërë nga kjo qeveri, ashtu si shumë reforma të tjera të bëra në këtë vend, janë të dështuara dhe kanë sjellë shkatërimin e arsimit, të drejtësisë , të ekonomisë , të jetës sociale shoqërore etj, etj, etj…
Studentët janë të pandricuar në mesazhet dhe kërkesat e tyre, të paorientuar në rrugën e duhur , ose akoma më keq të manipuluar nga vetë qeveria e turpshme e “Rilindjes “. Në radhë të parë protesta duhet të jetë politike, sepse është politika e Edi Ramës , ajo që e ka sjellë situatën në këtë pikë , saqë rreth 80 % e të rinjëve kërkojnë të largohen përgjithëmonë nga Shqipëria,si asnjëherë më parë, madje më keq se në kohët e pushtuesëve. Është politika e Edi Ramës, ajo që për 6-vite në pushtet, rrogat dhe pensionet nuk i ka rritur asnjë 2-3 % , ndërsa taksat dhe cmimet jane barazuar me vendet më të zhvilluara të BE-së . Sot një kg makarona në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama është më shtrenjtë se në Itali. Sot një litër naftë në Shqipëri është ndër më të lartat në rajon dhe në Europë.
Qeveria e “Rilindjes “ me reformat e saj antipopullore ju ka hequr asistencën sociale, minimumin jetik, mijërave familjeve anë e mbanë Shqipërisë , duke ju hequr kafshatën e bukës. Qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse për cdo gjë që ka ngjarë në këtë vend që prej vitit të zi 2013-të. Kjo qeveri, ky kryeministër, ka vetëm një qëllim,shfarosjen dhe largimin e sa më shumë familjeve nga Shqipëria, me qëllim që në këtë vend, të mbesin një grusht politikanësh hajdutë me farefisin e tyre, një grusht oligarkësh me familjet dhe farefisin e tyre, një shpurë shërbëtorësh në administratë , në polici, në ushtri dhe disa mijëra skllevër për të punar për to dhe për t’ju shërbyer.
Të thuash se protesta nuk është dhe nuk ka të bëjë me politikën është një miopi e trashë dhe një papjekuri ekstreme. Sepse është pikërisht politika që e ka sjellë situatën në këtë pikë vlimi dhe përpëlasjesh të mëdha. Mund të shkruash me mijëra faqe për punët e zeza dhe reformat shkatërrimtare të kë saj qeverie si në arsim, në drejtësi, në bujqësi, në rrugë, në energji, në drejtësi sociale etj etj… Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë ngritur në sistem, korrupsionin madje e bëjnë me ligje dhe VKM në Parlament. Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë si askund tjetër në Europë dhe në botë në emër të një reforme drejtësie pacavure.
Shqiptarët ashtu si në kohërat e tyre më të errëta, duhet ti zgjidhin problemet, mosëmarrëveshjet, konfliktet civile apo penale me vetëgjygjësi , me kanunin e Lekë Dukagjinit. Edi Rama dhe qeveria e tij e quajtur për turp “Rilindje “ në saj të politikës së saj të jashtme antikombëtare, që prej vitit 2013 ka acaruar marrëdhëniet me të gjitha vendet kufitare , por është përqafuar me Vucicin e Serbisë.
Që prej vitit 2013 në saj politikave amatoreske të qeverisë së Edi Ramës,nuk është bërë asnjë njohje e re për shtetin e ri të Kosovës. Rastësi apo qëllim…!? Edi Rama dhe qeveria e tij, me politikat e saj të pa përgjegjshme në raport me vendet mike dhe aleatët strategjikë kanë bërë që Shqipëria të humbë mbështetjen e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare ..Rastësi apo qëllim…!? Ndaj dhe sot Kosova duket jetime, aq sa humb edhe mbështetjen për tu pranuar në Interpol, që në fund të fundit është një organizëm policor ndërkombëtar. Për të gjitha këto fakte dhe shumë të tjera si këto, protesta është dhe duhet të jetë politike, sepse është politika e “Rilindjes “ , strumbullari i të gjitha të këqijave që kanë zënë për fyti studentët dhe gjithë shoqërinë.
Në konkluzion, studentët protestues duhet të kenë vetëm një ultimatum: Largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij antipopullore, si strumbullari i të gjitha të këqijave që kanë pllakosur sot vendin tonë. Largimi i tij hap dritën jeshile për zgjidhjen e të gjitha problematikave, shpëtimin e studentëve dhe të të gjithë Shqipërisë, nga humnera e madhe ku kemi rënë si komb dhe si shoqëri si asnjëherë më parë në historinë tonë mijerëvjecare . Edi Rama është mjeshtër i madh, për propagandë, për manipulime dhe fallsifikime, është mjeshtër i batutave dhe i humorit vrastar rural. Jini vigjilentë ..! Ai do të mashtrojë, do të manipulojë ….dhe protesta e studentëve do të shuhet dhe zvenitet shumë shpejt. Përfundimi “Shumë zhurmë për asgjë ” ..!
Tirane, me 11 dhjetor 2018