Maska e rilindjes dhe kopilat e diziformimit!
Qe Rama eshte dizimformues, manipulator dhe hipnotizues i opinionit publik kete e dine te gjithe, por te sillet si kopil pa kapote e provoi me skenaristin Taulant Balla ne TOP SHOW ku perballe kishte nje mashtrues, gjasme eshte student dhe drejtues i FRPD-se ne Librazhd (sa turp).
Me thene te drejten e kam ndot te shkruaj per kete peme pa kokrra per kete njeri qe punen e veteme ne jete ka mashtrimin duke fituar eksperience me kalimin e kohes ne kete rol por me e keqja eshte se si perdoret nga rilindasi Taulant here pas here dhe hidhet ne rruge si lecke dhe rimerret perseri kur i duhet mjeshterit te sajesave njeriut me halucinacione per drejtuesit e PDSH-se.
Une deklaroj me pergjegjesi te plote si Kryetar i Deges te PD-se, se ky i perdoruri si mbetje nuk ka qene kurre drejtues i FRPD-se te Librazhdit, as dhe i fshatit Librazhd Katund ku ka lindur dhe banon. Ky tipi leh gjithmone kur i duhet Taulantit apo te treteve per nje kothere duke anatemuart figurat e PD-se dhe hesht gjithmone kur bashkefshataret e vet e marrin me shpulla per anomalite qe ju sjelle nepemjet mashtrimeve (lexova me lart se eshte dashamires i pemeve me erdhi habi se ai mbareshtoi nje tufe me dhi por dhite pemet i shkaterruan dhe cobanet u larguan).
Nje pyetje kam per kete artikullshkruesin (temadites.com) pse behesh pjese e mjeraneve apo je mjeran si te lart permendurit?! Futu tek fb i te perdorurit dhe shiko me vemendje te gjitha postimet apo shperndarjet e tij ka ndonje lidhje me FRPD-ne apo eshte nje miop i Taulantit dhe shpures se tij?!.
Temadites.com, Nqs ke pak dinjitet kerko falje FRPD-se te Librazhdit dhe hiqe ate shkrim se studentet nuk perfaqesohen nga faqezinjte as nga sharlatanet e perdorur qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e vet, jo me te perfaqesojne eliten e ardheshme te vendit. Studentet e vertete jane vetevetja dhe do ja dalin dhe nuk do tolerojne askend qe perpiqet me format e sigurimit te shtetit ti manipulojne.
REALITETI ESHTE KY…
Kryetari i Deges PD Librazhd
Bujar Vreto
12-12-2018

http://temadites.com/author/kristian/
Drejtuesi i FRPD-së së Librazhdit përballë Ramës në TOP SHOW: Duam dialog, duam zgjidhje
Mbrëmjen e kësaj të marte kryeministri Edi Rama u përball në emisionin “Top Show” me një panel të mbushur me studentë për të diskutuar në lidhje me sistemin arsimor dhe kërkesat që ata kanë shtruar.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte prania e ish-drejtuesit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Librazhdit, i cili përkundër thirrjeve të opozitës për bojkot, apeloi për dialog.
Në fjalën e tij ai shprehu nevojën që palët të ulen të dialogojnë dhe të gjejnë një zgjidhje.
Pavarësisht përpjekjeve për bojkotimin e emisionit përmes presioneve nga opozita, shumë prej tyre të regjistruar përmes faqes së internetit të Top Channel, mundën të zinin një vend në studio, në atë që u bë një arenë e hapur për ballafaqimin e ideve dhe qëndrimeve të të dyja palëve. /