Bujar VRETO

Te dashur demokrate dhe bashkeqytetare dua te ndaj me ju gezimin dhe besimin qe me dha vota e demokrateve per te drejtuar Degen e PD-se edhe per nje mandat tjeter 4 vjecar. Une ndihem i lumtur nga vota e shendoshe e delegateve por sadisfaksion ndjeva kur fisniku, garuesi per postin e kryetarit, intelektuali, njeriu i urte dhe i mencur z. Ndriçim Lila i cili me shtrengoi doren dhe me tha : URIME KRYETAR, DREJTIMIN E PD TA BESUAN TY POR PERGJEGJESIA ESHTE E PERBASHKET: Ky urim i z. Lila me beri te reflektoj thelle te mendoj per sfidat qe na presin dhe te jem i drejte me çdo njerin qe deshiron te jape kontribut sot ne PD dhe te marre pergjegjesi neser per sherbesa ndaj qytetareve.
Dega e PD-se Librazhd me stafin e ri i cili doli nga nje poces i qete ka objektiva te qarta (fitoren e bashkise dhe te nxjerre deputetin me votat e veta) por per te arritur qellimi duhet te korigjojme gabimet e se shkuares, te vleresojme potencialet aktuale dhe te projektojme saktesisht nxjerrjen nga varferia te banoreve qe per fatin e keq, kane marre cantat dhe po braktisin vendin.
a) Korigjimi i gabimeve dhe vleresimi i potencialeve ne PD!
1- Anetaresime te reja,ftese per cdo kend qe ka kontribuar nder vite per PD, i cili eshte larguar per arsye te ndryshme.
2-Rikthimi tek militantet dhe vleresimi i punes se tyre per ekzistencen e PD sepse kane gjashte vjet qe luftojne per buken e gojes sepse jane ndeshkuar nga rilindasit dhe nuk kane pranuar kurresesi te ulin koken.
3-Rikthimi tek çeshtjet e pazgjidhura per ish pronaret,te perndjekurit politik dhe çdo shtrese tjeter e shoqerise qe ka lidhje shpirterore dhe programore me PD-ne.
4-Krijimi i hapsirave per te komunikuar dhe shprehur mendimin lirshem te individeve apo perfaqesue te shtresave te ndryshme.
5-Anetaresia te jete gjithmone e kontaktuar nga drejtuesit,si dhe te jete propozuese dhe vendimarrese me votim te fshehte per kandidaturat lokale,keshilltareve dhe deputeteve,se vetem keshtu anetaresia,drejtuesit e seksioneve,te Grup Seksioneve dhe kryesia,do e ndjejne veten pjese te sfides dhe pergjegjese.
6-Vendimet te jene kolegjiale,transparente,te alternohet e reja me te vjetren,por asgje te mos ndertohet mbi baze nepotizmi apo rryshfeti,çdo kush te ngjitet nepermjet punes,kotributit dhe merites,se vetem keshtu do arrijme te kthejme besimin tek demokratet dhe qytetaret.
7-Te ndalojme thashethemet,intrigat dhe urrejtjet ndaj njeri-tjetrit,te falim gabimet dhe te leme anetaresine te vendosi mbi perfaqesuesin/en pilitik/e.
8-Qendra te jete ne koherence te plote me mendimin e bazes.
9-Komunikim i panderprere i strukturave me komunitetin,duke vene ne dukje kaosin qe shkakton qeverisja vendore dhe qendrore ne cdo nivel institucional dhe administrative.Informimi i shpeshte i banoreve duke bashkebiseduar,me fletpalosje apo mjete te tjera informimi mbi deshtimet dhe mos mbajtjen e premtimeve elektorale te qeverise.
10-Angazhimi i njerzeve reputative ne zona te ndryshme duke i bere pjese te fushates tone zgjedhore dhe duke ju dhene mundesine e komunikimit me banoret ku ata kane mbeshtetje.
b) Projekti i se ardhmes dhe nxjerrja nga varferia banoret!
1-Rishikimi i reformes territoriale qe per rrethin e Librazhdit eshte tmerresisht e keqe, bashkimi i disa komunave ne nje bashki u be i pa studiuar ne raport me sherbimet ndaj qytetareve por i miremenduar per te lehtesuar fitoren e rilindjes, reforma territoriale kishte si qellim shkurtimin e administrates dhe kursimin e milionave dollare por ne fakt ne Librazhd ndodhi e kunderta sepse nga 273 punonjes qe ishin me komunat dhe bashkine, sot jane 420 punonjes ne Bashkine e re, sherbimi ndaj banoreve eshte perkeqesuar dhe ato pak investime jane perqendruar ne punime te fshehura qe quhen ne gjuhen teknike dhe fasada manipulative per opinionin qytetare.
2-Ide te qarta per infrastrukturen rrugore qe ka mbetur ne vend numero qe pas largimit te qeveris Berisha ne vitin 2013 e cila per hire te se vertetes per rrethin e Librazhdit investoi sa nuk ishin investuar 100 vjet bashke duke bere dhjetera km rruge, shkolla, qendra shendetesore e tjera ( perjashtoj ketu bunkerat qe skane te mbaruar maleve tona), akoma ne Bshkine e Librazhdit por dhe te Prrenjasit mbi 70% e fshatrave nuk jane te lidhur me qendrat administrative me rruge te asfaltuara, akoma disa njesi administrative nuk jane lidhur me rruget nacionale me rruge te asfaltuara pra gjendja ne rrjetin rrugor eshte katastrofe.
3-Ide te qarta per arsimin qe po shkaterrohet vit pas viti jo vetem per ambjentet e papershtateshme ku nxenesit e kane te pamundur te bejne mesim pasi shkollat duhet rikostruktuar duke mundesuar, ambjente me m2 te mjafueshme qe femijet mos ngjiten me njeri tjetrin si pakete cigaresh, te kene temperature konstante per dimer dhe vere, gjithashtu nje problem i madh eshte per mesimdhenesit te cilet shumica banojne ne qytet dhe per shkak te infrastruktures rrugore e kane te pamundur te shkojne ne orare tek shkollat dhe kjo krijon nje hendek te madh midis mesimnxenies dhe mesimdhenies (statistikat tregojne se shume nga studentet e rrethit tone per shkak te njohurive te dobta te fituara ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme nuk munden te perfundojne universitetin).
4-Ide te qarta per pamundesine e banoreve per te marre drejtesi ne institucione qe jane kthyer ne makth pasi zyrtaret me nje sjellje prej vakabondesh i percjellin si bageti dhe shumica e banoreve e kane te pamundur te shkojne ne gjykaten te kerkojne te drejten e tyre, ekonomia e dobet, pamundesia te marrin avokat, infrastruktura rrugore, largesia e gjykatave qe per rrethin tone gjykata administrative eshte ne Durres. Rrethi jone ka nje godine Gjykate te shkelqyer te rikostruktuar me 360 milion leke por pershkak te reformave te mbrapeshta qe ben qeveria, godina eshte kthyer ne fole per qent e rruges dhe jo per te dhene drejtesi per 84 000 banoret e rrethit tone.
5-Ide te qarta per mundesite e shkelqyera qe na mundeson relievi jone, jemi zone kodrinore malore qe kerkon politika zhvillimore dhe me njerez te mencur, me ide dhe zbatues te perpikte e kthejme ne nje zone atraktive qe do mundesoje qo vetem vendasit ta duan vendin e tyre por cdo kush qe viziton njeher ne vitin pasardhes te kthehet i dhjetefishur. Por kjo ide zhvillimore nuk do njerez hunde perpjete e koken bosh, as njerez me empati te frenuar, as drejtues me voten e vjedhur dhe te blere por njerez qe vine nga vota e lire dhe duan te shpetojne braktisjen e trojeve qe jane ruajtur me gjak nga te paret tane dhe te rinjte ti kthehen punes duke zhvilluar agoturizmin, te investojne me prioritet ate qe tregu konsumon dhe fitimi ploteson nevojat familiare pse jo dhe me shume.
6-Ide te qarta per venien para pergjegjesise ata qe grabiten pronat, ata qe shkaterruan faunen dhe floren, ata qe pervetesuan fondet publike,ata qe me prokurimet, parapercaktojne fituesin me vleren maksimale, ata qe bashkpunojne ne menyre te perkryer ndermjet firmes zbatuese, supervizorit, kualiduesit dhe firmetarit te situacioneve per marrjen e puneve ne dorezim.
7-Ide te qarta per fondet publike te destinuara per mirembajtje rrugesh, per kanalet vaditese, per lyerje shkollash e pune te tjera qe te shkojne ne destinacion sipas preventivit dhe jo te pervetesohen ne masen 70% si sot nga rilindasit e vdekur.
8-Ide te qarta per eleminimin e dhunes ndaj qytetareve dhe pamjaftueshmerin e sigurise publike. Dhuna vjen si rezultat i varferise ekstreme qe ka rrethi i Librazhdit, per shkak te prones qe nuk eshte kthyer apo kompesuar, per shkak te mungeses se lirise qe cdo dite behet me e rende pasi pushtetaret mendojne se duke i nenshtruar banoret do e kene me te lehte fitoren ne zgjedhjet pasardhese.
9-Ide te qarta qe PD mos veproje si mentaliteti dhe prapambetja e drejtuesve te rilindjes nga qendra ne baze qe nuk e suportojne dot alternativen dhe duan me cdo kusht te shkaterrojne opoziten, sulmojne me cdo mjet te pushtetit ata qe i shikojne te angazhuar me PD-ne dhe opoziten ne teresi, kercenojne me polici, kercenojne me ndihmen ekonomike, kercenojne me prishjen e ndertimeve pa leje, kercenojne me largime nga puna (gje qe e kane bere realitet ne shume raste). Per qellimin e tyre perdorin cdo mjet edhe parane ku nuk gjene vend kercenimi por edhe sistemimin ne pune shteterore te atyre qe kane shume vota pra gjithcka bejne qe te mbajne pushtetin se me vote te lire rilindasit nuk fitojne kurre.
10-Ide te qarta per shtrersat ne nevoje, ndihma ekonomike te jete jo me pak se 50 000 lek te vjetra per person dhe ta marre aji qe i takon. Ndertimet e reja te mos taksohen ne fshat si ne qytet por te jete nje tarife e vogel fikse. Subvensionet te jene prioritet dhe te realizohen menjeher sapo PD te vije ne pushtet. Tatimi te jete i vogel dhe me pulle fiskale qe askush mos te kete te drejte te terrorizoje biznesin kuptohet me nje tarife te vogel fikse. Kullotave tu hiqen tarifat dhe te jene fri per bagetine.
Pergjegjesia eshte piramidale nga qendra ne baze dhe nga baza ne qender!
Pergjegjeshmeria eshte individuale por zhvleftesohet kur se ke dhe lartesohet kur e ushtron.
Misioni eshte vlera me e cmuar qe njeriu e perjeteson me emrin e tij.
Faleminderit z. Lulzim Basha qe me dhe mundesine te rikandidoj, pergjegjesia eshte shume e madhe ndaj jush, demokrateve dhe popullit te Librazhdit. Falenderim edhe per deputetin z. Endri Hasa qe nuk shperdoroj besimin tuaj dhe mbajti drejtesi ne te gjithe procesin zgjedhor. PDSH ka nevoje per njerez me kurajo dhe te drejte sepse Librazhdi ka qene peng i individeve konjukturale dhe shperdorues te besimit qe ju u jepni per te kryer misionin e riformatimit te Degeve ne PD.
Zoti i bekofte demokratet popullin e Librazhdit!
Une jam me ju dhe do luftoj dhemb per dhemb me hajdutet..
REALITETI ESHTE KY..
Kryetari i Dega E PD Librazhd
Bujar Vreto
30-11-2018