Një i ri nga Tirana ndodhet nën kërcënim të vazhdueshëm nga disa persona dhe i rrezikohet seriozisht jeta. Bëhet e ditur se, kërcënimet ndaj 21 vjeçarit Albi Mehmeti kanë nisur menjëherë pas një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit 2015 pas një konflikti mes disa të rinjve ku mbeti i plagusr një 22 vjeçar. Ngjarja ndodhi më datën 17.09.2015 në lagjen Shkozë të Tiranës pranë shkollës së mesme “Abdulla Keta”. Sipas mediave që e pasqyruan këtë ngjarje atëherë, konflikti nisi mes dy të rinjve rreth orës 23:30 të datës 17.09.2015.
22 vjeçari R.K, ka goditur me sende të forta Albi Mehmetin në atë kohë 18-vjeç, dhe ky i fundit për t’u vetëmbrojtur ka gjetur një mjet të mprehtë dhe e ka qëlluar në bark duke e plagosur. Albi Mehmeti është larguar menjeherë nga vendgjarja nga frika se mos e sulmonin shokët e të plagosur por pas disa orësh është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Për këtë ngjarje Albi Mehemti është dënuar nga Gjykata me 3 vite e 8 muaj burg. Gjatë kohës që ai po vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, familja e tij kërcënohej vazhdimisht nga njerëz të afërm të personit të dëmtuar.
Por kërcënimet kanë vijuar edhe ndaj Albi Mehmetit menjëherë sapo ai doli nga burgu. Prej 6 muajsh persona të panjhur e kërcënojnë me jetë 21 vjeçarin Albi Mehmeti për plagosjen e të 22-vjeçarit R.K. Të premten në mesnatë rreth orës 24:00, persona të panjohur kanë qëlluar me armë pranë shtëpisë e tij duke bërë thirrje që të dalë nga shtëpia Albi Mehmeti. I ndodhur përballë kërcënimeve me jetë, Albi Mehmeti është detyruar të fshihet dhe nuk dihet se ku ndodhet. Familja e tij është frikësuar për jetën e djalit.