Arben SHAHINI

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ ish oficeri Emiljano Nuhu, foli nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj ç’ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë.
Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojnë ngjarjen. Po për cilat prova dhe fakte flet Nënkomisar Nuhu? Kjo ende mbetet enigmatike dhe e pasqaruar, por ajo që duhet thënë është se Nuhu është një polic profesionist dhe me karrierë të gjatë në forcat e policisë qe e di mirë se ç’janë provat dhe faktet.
Deri tani Balla ka mohuar të ketë qenë në komisaratin e policisë në Fushë Krujë duke ngritur alibinë se ka qenë në peshkim atë ditë. Po kështu edhe deputeti Rraja ka thënë se nuk ka qenë në komisariat ditën kur Nënkomisar Nuhu është kërcënuar me pistoletën në kokë nga Xhelal Rraja që të mos arrestojë përdhunuesin e Xhisielës.
Po Nuhu këmbëngul që duhet të dalim pamjet filmike të komisariatit të policisë të datës 21 korrik, të cilat deri tani fshihen ose janë zhdukur nga qeveria dhe policia. Pyetja që shtrohet është nëse disponon ndonjë pamje filmike të Ballës, Bushit e Rrajës në komisariat Nënkomisar Nuhu?

Kjo mbetet për tu parë vetëm se janë një sërë rrethanash që të lënë të kuptosh se Nënkomisar Nuhu në arrati ka prova të forta për të provuar akuzat e tij dhe këtë ai e thotë me gojën e tij. Çfarë provash janë ato? Këto pritet të shihen në ditët e ardhshme, por ja vlen të përmendim disa deklarata që të lënë të kuptosh se këto prova filmike të Ballës në komisariatin e Fushë-Krujës mund të jenë të ruajtura diku.
Pjesë nga intervista e Nuhut
Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?
I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato cfarë unë deklaroj.
Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato cfarë ju keni thënë. Unë dua ti referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe cfarë keni për të thënë?
Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

Pse Zagani paralajmëroi arrestimin e Ballës?
Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani është kthyer sërish në qendër të debateve. I përfshirë në rastin e Xhisiela Malokut dhe kërcënimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, sipas tij nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja, në prani të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Zagani ka komentuar vazhdimisht këtë ngjarje në media dhe rrjetet sociale.
Pak minuta më parë, ai bën një paralajmërim të radhës dhe këtë herë duke u fokusuar te deputeti i PS, Balla.
Reagimi i plotë:
Rilindi Rilindia e drogaxhiut…!
-U desh te behej gjithe ajo luft dhe sforco per ta shpetuar Sajen, dhe per pak ia arriten qellimit, vetem se nuk kishin parashikuar Antimafien Italiane dhe natyrisht me nenvlersuan shume mua si “kriminel” qe njof mire punen time… !
-U desh te behej gjithe ajo zallamahi me tere ate bum mediatik me titull Babale, qe Goni i shkrete pa piken e fajit te shkoje me kembet e veta atje ku duhej te ishte me kohe, ketu nuk parashikuan mire vendimet e gjykatave italiane…!
-Per te ardhur sot tek arresti me burg per Rahman Junior, u desh gjithe ky mundim dhe gjithe kjo “babalellek” qe te pakten ky te veje ne arrest…dhe tani po ndjekim kemba kembes oficerin qe nuk ka kryer detyren qe te shpetojm paq te pakten Taotaon qe le name perdite me pislleqet qe ben bashk me kriminelet e cdo ngjyre…ketu do presim dhe pak se ketu per fat te keq nuk na ndihmon dot drejtesia dhe antimafia italiane…por ka nje zot qe ne mos sot, mot do ta shikojm rezultatin dhe te verteten lakuriq , po aq lakuriq sa kemi pare dhr kete liderin e droguar qe me kohe…!
P.s…se ckam nje parandjenje qe do shohim dhe Taotaon lakuriq shum shpejt…dhe kam nje parandjenje qe shpesh shume me del e vertete…!

Kërcënimi me pistoletë i nënoficerit në zyrë
Emiljano Nuhu, ish-punonjës i policisë së Fushë-Krujës ka denoncuar zyrtarë të PS-së se, se janë futur të armatosur në komisariatin ku ai shërbente për të liruar djalin e një deputeti socialist, të ndaluar për përdhunimin ndaj shtetases Xhisiela Maloku.
Ai ka denoncuar sot me emra deputetin Taulan Balla, kryetarin e bashkisë Krujë Artur Bushi, deputetin tjetër të PS-së Rrahman Rraja, se e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahjën, vëllai i deputeti të PS-së, se i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, tregon ai, pasi kishte marrë në pyetje djalin e deputetit. Zyrarët ishin të shoqëruar nga 10 persona me precedentë kriminale, tregon Nuhu.
Ekeftivi tregon se deputeti socialist Rraja e ka kërcënuar: “Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim, nuk del gjallë që ketu”.
Rrëfimi vijon më tej:“Xhelal Rrahja e ka marrë të nipin për ta nxjerrë jashtë, ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në koke oificerit. Këta të tjerët thanë qe hiqja nga koka pistoletën se është djalë i mire ky. E morën djalin e deputetit dhe ikën nga zyra”.
Oficeri që ka hetuar këtë dosje, tregon se bëhet fjalë për rastin e denoncimin për përdhunimin nga shtetësja nga Nikla me iniciale Xh.M. ndaj djalit të deputetit të PS-së, denoncim i kryer në komisariat në dhjetor 2017. Ai shton se vajza ka tërhequr denoncimin pas kërcënimeve.
Oficeri Emiljano Nuhu rrëfeu se grupet kriminale janë ato që vendosin për emërimet në policinë e shtetit ndërsa akuzon deputetin Taulant Balla si të lidhur drejtpërdrejt me një grup kriminal, ndërsa thotë se deputeti socialist mori 3 mln euro në fushatë elektorale nga një grup kriminal.