Nga Erl KODRA

Me këtë togfjalësh shkarkohen gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës. Ska më mirë, sepse kështu po pastrojmë Drejtësinë nga të korruptuarit. Përshembull, njëri syresh, gjyqtari Tom Ndreca u shkarkua sepse u konsiderua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si i lidhur dhe me kontakte me “Botën e Krimit të Organizuar”. Prova?! Kunati i tij është arrestuar vite më parë me një cigare hashash, por hetimet janë pushuar sepse ai rezultoi përdorues. Po ashtu, gjyqtari Shkëlzen Selimi shkarkohet si i papërshtatshëm dhe i lidhur me “Botën e Krimit të Organizuar”, pavarësisht se ai ka mbajtur një peshë të madhe të çështjeve ku janë dënuar Kriminel të paOrganizuar, si Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut, “të fortin” e Shijakut, Ilir Xhakjen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm. Selimi ka gjykuar edhe Dritan Dajtin, vrasësi i katër policëve në Durrës; ka dhënë vendim për burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, si edhe ka gjykuar edhe Bandën e paOrganizuar të Durrësit.
Vini Re! Shkëlzen Selimi ka dënuar Arben Frrokun me burgim të përjetshëm, por ai shkarkohet nga detyra. Gjyqtari tjetër Dritan Halluni e ka liruar më herët Arben Frrokun si të pafajshëm. Gjyqtari i parë shkarkohet, ndërsa për të dytin pritet konfirmimi në detyrë. Këtu do jemi, por nëse kjo ndodhë, shqiptarëve u lind e drejta e Zotit të djegin me benzinë qeverinë dhe KPK-në.
Por të lëmë mënjanë për një moment “kontaktet me Botën e Krimit” të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të shohim të njëjtat kontakte, domethënë kontaktet e “së njëjtës natyrë” të Kryeministrit Edi Rama. Për kollajllëk po i rendis më poshtë kontaktet e tij, pastaj bëjni pak llogaritë nëse duhet ta lëmë më në zyrën e Kryeministrit këtë maskara burrë.
Edi Rama- Banda e Rrugës së Kavajës.
Edi Rama- Banda e Dritan Dajtit
Edi Rama- Arben dhe Mark Frroku
Edi Rama- Elvis Roshi
Edi Rama- Artur Bardhi
Edi Rama- Qazim Sejdini
Edi Rama- Arben Ndoka
Edi Rama- Vangjush Dako
Edi Rama- Saimir Tahiri
Edi Rama- Emiliano Shullazi
Edi Rama- Agron Xhafa
Edi Rama- Fatmir Xhafa
Për secilin emër të cituar më sipër ka prova të pakundërshtueshme, fakte, vendime gjykatash, relacione, përgjime të shërbimeve të vendit dhe të huaja. Por ka edhe një listë tjetër, me të dhëna më të detajuara, sigurisht më e gjatë, më e hollësishme, ku përmban të dhëna financiare, transferta bankare, ndërtime kullash, stadiumesh, puse nafte, PPP, Projekt Një Miliard Euro, Servera, Offshore Company, Aeroporte, Tukey, Torbjörn Törnqvist, George & Alex Soros, Aleksandar Vučić, Recep Tayyip Erdoğan, e të tjera, e të tjera, e të tjera. Lista është e gjatë, e gjatë, sepse i gjatë dhe i shtrirë në vite është edhe zullumi dhe pushteti okult i Edi Ramës.