Bledi KASMI

Disa nderkombetare po kerkojne te mbajne me pahir ne pushtet Ramen pasi ky i fundit i ka dhene atyre garanci atyre se;
1
do te punoje dhe pranoje faljen tek Greqia te rezervave te naftes dhe gazit ne det dhe zvogelimin e siperfaqes territoriale te vendit.
Per kete arsye, Hahn deklaroi se per keto vendime duhet lidership i forte, qe e perkthyer ne realitetin shqiptar nga Rama nenkupton shtypjen e lirive politike dhe te drejtave te njeriut, perfshi instalimin dhe mbajtjen ne pushtet te nje junte krimi.
2
Rama po punon me Serbine dhe Rusine per ndarjen e Kosoves dhe ndonese disa zyrtare ne Bruksel nuk jane prononcuar, ata do ta vleresonin nese kjo do te arrihej permes te ashtuquajturit “lidership i forte” ku nenshtrohet shumica per te mos reaguar dhe per ta bere fakt te kryer kete plan per te cilin ende ka pikepyetje te forta ne Kosove.
Pra, Rama po kerkon dhe lobon edhe permes kelyshit te Soros, nje pazar te ri tek disa nderkombetare ku ne kembim te rolit te tij per nje copetim te ri te trojeve shqiptare, ti garantohet pushteti absolut ne Shqiperi dhe instalimi i diktatures se krimit. Pjese e ketij skenari eshte edhe kapja dhe nenshtrimi i Drejtesise.
Rama po luan me zjarrin, pasi vendime te tilla antikombetare per pazaret e pushtetit te tij personal ne vend te paqes mund te sjellin nje destabilizim te rajonit. e vetmja zgjidhje eshte zgjimi i shqiptareve kunder ketyre planeve ogurzeza dhe bashkimi ne nje reagim masiv popullor, perndryshe edhe Shqiperia edhe Kosova do te kene nje copetim te ri te trojeve tyre, ndersa ne Ballkan do te hapet Kutia e Pandores e konflikteve, qe deri tani kane mundur te evitohen.