Repertorit të këngëtarit dibranë i shtohet një tjetër këngë e re, Hit, mjaft e dëgjuar edhe pse e sapo anoncuar për dëgjuesit. Ky është suksesi i radhës i Dritan Jasharit, vjen me “Legjendari Skënderbe”.
Dritan Jashari është një zë mjaft brilant i muzikës dibrane dhe jo vetëm por tashmë i njohur në të gjitha trevat ku flitet shqip dhe jetojnë shqiptarë. Këto ditë Dritan Jashari ka ardhur për dëgjuesit e muzikës shqiptare me këngën e tij të re që i kushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo këngë të cilën mund ta dëgjoni është me tekst te poetit paharruar dibran z.Naim Plakut dhe muzikë të mjeshtrit dhe kompozitorit Edmond Zhulali. Dritan Jashari falënderon te gjithë ata me të cilën bashkëpunoi duke e nisur me kompozitorin Zhulali, artistin Llesh Nikolla, këngëtarin Dionis Delia dhe kitaristin Arjan Gjici që morën pjesë në realizimin e këngës, pa harruar stafin e studio “IGLI” që realizoi kripin.
Këngëtari i njohur të muzikës popullore shqiptare, Dritan Jashari, ka vendosur të rikthehet në treg here pas here me projekte muzikor kur kemi parasysh faktin se para kësaj këngë Jashari publikoi këngën e tij më të re me titull “Rrak tak tak”, muzika e të cilës është punuar nga Gramoz Kozeli, ndërsa tekstin e ka bërë Mirjeta Mema. Bëhet fjalë për një këngë të bukur, e cila flet për dashurinë dhe që me shumë gjasa do të pritet mirë nga publiku, “Rrak tak tak” vjen pas dy këngëve të suksesshme “Gjeta Dibër n’Amerikë” dhe “Kësaj i thonë dasëm shqiptare”. Kujtojmë qe Jashari pati sukses dhe me këngën e fundit me klipin “Gjeta Dibër n’Amerikë” dedikuar bashkatdhetarëve dibranë në Amerikë, por ka sjell edhe një projekt tjetër, një këngë të bukur tradicionale shqiptare e shoqëruar me klip, i cili është publikuar pak ditë më parë në kanalin më të madh muzikor shqiptar në YouTube Arkiva Shqip.
“Kësaj i thonë dasëm shqiptare”, kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku tek e shohim te klikimet që shtohen dita ditës. Në traditën e dasmave shqiptare këngët dhe vallet e të gjitha krahinave janë pjesë e festave dhe ceremonive tradicionale ku hareja dhe gëzimi i dasmorëve kthehen në kryefjalën e dasmës. Në arkivën e këngëtarit Dritan Jashari numërohen edhe shumë këngë të tjera shumë të pëlqyera nga publiku si “Fluturon shqipja mbi Korab”, “Nuk është jeta njëmijë vjet”, “Dibra dhe Kosova”, “Ndryshe”, “Oda Dibrane”, etj.! Dritan Jashari ka një talent të jashtëzakonshëm ku me zërin brilant dhe interpretim të shkëlqyer ka ngritur peshë zemrat e mijëra shqiptarëve në koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Jashari është vlerësuar me mjaft çmime të ndryshme, në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Një vlerësim i është dhënë edhe për interpretimin e tyre mjeshtëror dhe çmimin “Mirënjohja për këngën dibrane” nga Festivali “Oda Dibrane”.Tek Dritan Jashari spikat figura e një këngëtari të kultivuar, i cili rreshtohet krahas këngëtarëve më me zë në fushën e muzikës, por veçanërisht të interpretimit të këngës popullore ose të përpunuar epike.