Kryetari i Partisë Demokratike në Gramsh, Elmaz Haruni, shoqërua në ambientet e komisariatit të policisë mbrëmjen e djeshme ku u mbajt i izoluar deri në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Për këtë ngjarje të rëdnë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi.
Boçi shkruan se ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.
Postimi i plotë
Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege.
Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit.
Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.
Për këtë ngjarje të paprecedent ka reaguar sot edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike në Gramsh, Elmaz Haruni.

Në një lidhje telefonike për Fax neës, Haruni ka thënë sot se në momentet e ndalimit të tij kanë qenë 15 policë të cilët e kanë provokuar, dhe se ai ka edhe video që e dëshmojnë këtë.
Ai thotë se ndalimi i tij ka qenë tendenciozë, dhe policët i kanë detyruar që ai të dalë nga vetja, duke përdorur dhe disa fjalë ofenduse.
Sa i përket drejtuesit të mjetit nëse ishte apo jo në gjendje të dehur kreu i PD-së në Gramsh, tha se ata kishin qenë në një lokal, po vetëm kishin trokitur duart me demokratët.
“Jam lënë i lirë në orën 3 të mëngjesit nga komisariati. Ishin 15 policë që kërkuan dokumentet, dhe aty nisi konflikti. Jemi ndjerë të provokuar, pasi ky ishte një akt i pastër presioni.
Ne ishim në një kafe, siç ndodh rëndom në kafene, trokitëm gotat me demokratë, po as unë, as shoferi nuk ka qenë i dehur.
Gjatë kontrollit unë nuk kam dalë për asnjë moment nga makina. Nuk kam sharë asnjë polic në mënyrë të drejtpërdrejtë, e kisha me veprimin që bënë ata. Kërkuan që të na provokonin, pasi nuk është në natyrën time që të përdor një gjuhë të tillë”, tha Haruni në Fax Neës.
Ai u shpreh më tej se këtë çështje nuk do e lërë me kaq dhe do të bëj kallzim për ndalim me motive politike.