Persona të paidentifikuar po fillojnë çmontimin e Teatrit Kombëtar. Çmontimi i Teatrit nisi pasi artistët u larguan nga protesta e sotme.
Fax Neës raporton në një lidhje direkte se janë hequr dritat e jashtme dhe tabelat.
Janë hequr tabelat e reklamave, tabela kryesore ‘Eja në teatër’, dhe po zhdukën të gjithë prozhektorët e Teatrit!
Robert Budina u shpreh se ky është një provokim.
“Jemi në gjendje të reagojmë. Ky është një veprim që nuk duhet të bëhet pa u zbatuar ligji. Mund të shkojmë në një prag përplasje. Unë e pashë me shumë pozitivitet diskutimin me ndërkombëtarët”.
Ndërkohë që aktori Neritan Liçaj u shpreh se po i japin urdhërat me gojë dhe kjo është diktaturë. Liçaj deklaroi se, kemi informacion se ka zhvendosje të objekteve brenda Teatrit Kombëtar.
Në një kohë që ligji i miratuar për shembjen e Teatrit nuk ka hyrë në fuqi pasi ende nuk është dekretuar nga Presidenti, ka nisur shembja e Teatrit nga banda e Ramës. Në orët e mbrëmjes janë shkulur tabelat e raklamave të Tetarit që qëndronin aty. Po ashtu janë hequr edhe kabllot e ndriçimit. Më herët gjatë natës së djeshme banda e policisë bashkiake ka sulmuar dhe ka hapur vrima të mëdha në muret e Teatrit.
Çfarë ndodhi një ditë më parë
Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpërndau në media lajmin se në pjesën e pasme të Teatrit, muri ishte degraduar deri në atë pikë, sa ishin hapur vrima të mëdha, por sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha kjo ishte kryer nga policët bashkiakë.
“Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalebanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta te rezistoje me te gjitha format dhe menyra per te parandaluar qe neser fati i teatrit ti vije te shtepia e tyre, vendi i punes dhe lirite e tyre.
Dua ti jap te qarte nje paralajmerim Fusha shpk ska asnje shans te gezoni frutet e nje ndermarrje te tille kriminale, asnje shans. Cdo veprim i Fusha shpk dhe cdo entiteti tjeter do te jete subjekt i nje ligji te amenduar antimafia.
Ne baze te kesaj do ju sekuestrojme cdo cm katrore dhe cdo cent a miliard euro per shkeljet qe do konstatojme. Sikunder nese guxoni ti vini minat teatrit, minat do ua veme edhe kullave tuaja me ligj.
Ky paralajmerim vjen edhe per ndonje banke qe mendon se mund te investoje ne kete projekt, ndonese kam bindjen se keto jane parate e Toyota Yaris apo Seat…”, tha Basha.