Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë sot paralajmërimin më të fortë në drejtim të Ramës dhe koncesioneve veçanërisht atij të Teatrit duke deklaruar se nëse do të prekin Teatrin, atëhere minat do ti vendosen kullave të tyre me ligj Antimafie. Basha paralajmëroi se PD do të miratojë një ligj të fortë Antimafie që do të bëjë përgjegjës të gjithë për çdo centimetër të përvetësuar nga prona publike. Kryetari i PD deklaroi se në rast se në rast se Rama nuk do të tërhiqet nga ligji për Teatri, atëhere popullit i lind e drjeta të rezistojë me të gjithë format dhe mënyrat.
“Sot dua t’i jap një paralajmërim të qartë Fusha shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël: nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale. Asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të ndryshuar antimafia. Do të fillojmë që ditën e parë të pushtetit, do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent euro në shkelje të ligjit”, tha Zoti Basha.
Ai u shpreh se nuk duhet të “lejojmë që një ligj special që bëhet për synime korruptive, të grabisë pronën publike, të shkatërrojë monumentet e kulturës, për t’i dhënë pa garë dhe pa tender mundësinë të fitojë 205 milionë euro”.
Zoti Basha e quajti “shpallje lufte ndaj interesit publik dhe trashëgimisë kulturore” miratimin e ligjit special të teatrit. Ai theksoi se miratimi i këtij ligji në mungesën të Gjykatës Kushtetuese “do të thotë që nesër ky njeri [Edi Rama] mund të bëjë gjithçka”.
“Këtë që po bën sot Rama me teatrin, do t’jua bëjë nesër me pronat tuaja. Dyqanin, restorantin, tokat tuaja bujqësore, me shtëpitë tuaja”, tha Basha.
“I bëjmë një paralajmërim të qartë “Fusha” shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes konçensioneve në procesin e grabitjes së shqiptarëve, se nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrjeve të tillë kriminale! Asnjë shans!
Çdo veprim i “Fusha” shpk dhe i çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar Antimafia dhe ne do të fillojmë që nga dita e parë dhe do të sekuestrojmë çdo qindarkë dhe cdo cent euro, për shkeljet që do t’ju konstatojmë sikundër, nëse guxoni t’i vini minat, Teatrit Kombëtar, të jeni të siguritë se minat do t’u vëmë dhe kullave tuaja me ligj!
Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt megjithëse mendojmë se paratë janë të “Toyota Yaris”. Paralajmërojmë çdo subjekt që do të përshihet në këtë projekt se do të trajtohet si subjekt i ligjit “Antimafia” dhe ndonjë qytetar të mos investojë, se do të mbetet me gisht në gojë!”
Kryetari i PD vuri në dukje shprehimisht: “Dua ta deklaroj prerë e qartë se PD ka qënë e do të jetë deri në fund kundër shembjes së Teatrit, por për restaurimin e godinës si vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë kulturore. Për ato fotografi që çojnë në darkë, horrat e bashkisë së Tiranës, që çohen për të hapur vrimat, duhet t’i kujtoj “Talebanit” se qëndrat e kryeqyteteve si Varshava u rrafshuan nga lufta, por më pas u rindërtuan ashtu siç ishin. Kjo është një alibi prej injoranti, se edhe kur tërmeti rrafshon një vlerë kombëtare, është detyrë e qeverisë dhe e shoqërisë ta rindërtojë atë, por këta gjejnë çdo sebep të rremë për ta çuar deri në fund atë që duan.
Partia Demokratike është kundër shembjes së Teatrit, i cili është një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore. PD-ja e konsideron aferën kundër pronës, si një atentat kundër lirisë së qytetarëve tanë, që e ndan një shoqëri, një demokraci, nga një aferë kriminale. Kjo do të thotë se pas ezaurimit të të gjithë hapave legjislativë, këmbëngulet të shkohet në këtë drejtim në mungesë të Gjykatës Kushtetues, popullit i ngelet të rezistojë me të gjithë mënyrat. Jo thjesht për Teatrin, por se fati i teatrit nesër mund t’u vijë në dyert e tyre”!