Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publik një mesazh që ka mbërritur në adresën e tij nga një qytetar, ku denoncohet sjellja e paprecedent e policisë së Rinasit. Sipas qytetarit, më datë 5 korrik është bllokuar për rreth 30 minuta nisja e avionit me shkakun se gjoja po kontrollonin një pasagjer ndërkohë që e vërteta ishte se do ta vononin nisjen e avionit që të mberrinte aty Taulant Balla.
Ja shënimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
Ja si ndeshkohen pasagjeret nga narkopolicë të Rinasit për Taulant Yaris/ Gjura// Hoxha/ Balla/ Jashari!
Lexoni mesazhin e pasagjerit dixhital. Sb
“I NDERUAR ZOTI BERISHA, ME DAT 05.07.2018 DITE E EJTE NE AEROPORTIN E RRINASIT, OFICERET E KRIMEVE TE POLICISE SE RRINASIT, KA ZBRITUR NGA BORDI I AVIONIT “ BLUE PANORAMA” ME DESTINACION MILANON, NJE PASAGJER DHE I KAN KONTROLLUAR BAGAZHIN TE CILIN E KISHTE IMBARKUAR NE HAMBARIN E AVIONIT. ME PAS E KAN MBAJTUR JASHT BORDIT TE AVIONIT KETE PERSON PER AFRO 30 MINUTA, DUKE SHKAKTUAR NJE VONESE TEK LINJA AJRORE DHE KJO E GJITHA PER TE MOS HUMBUR FLUTURIMIN TAULANT BALLA. KUR PASAGJERET ISHIN IMBARKUAR NE AVION, TAULANT BALLA PO FLISTE NGA FOLTORJA E PARLAMENTIT. Ju lutem ruani anonim emrin tim”.