Qëndresa e aktorëve dhe mbështetësve të kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja ka vazhduar edhe ditën e sotme.
Të mbledhur në oborrin e Teatrit Kombëtar mbështetësit kanë vazhduar të bëjnë thirrje që Teatri të mos prishet duke premtuar që të qëndrojnë deri në fund të betejës.
Ata kanë bërë thirrje që qytetarë të shumtë të bashkohen në këtë qëndresë për të mbrojtur Teatrin.
Përsëri ata kanë kërkuar nga Presidenti që të mos dekretojë ligjin e votuar nga qeveria në Parlament i cili i hap rrugën prishjen dhe ndërtimit një Teatri të ri nëpërmjet formulës me bashkëpunimin me privatin.
Gjatë protestës artistët mbajtën dhe një minut heshtje në nder të aktorit të humorit Fadil Hasa i cili ndërroi jetë ditën e sotme.
Artistët dhe qytetarët po vijojnë protestën e tyre në mbrotje të godinës së Teatrit Kombëtar.