Policia italiane ka kapur një gomone me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit ku dhe ka arrestuar, një italian rreth 26 vjeç nga Brindisi.
Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia italiane ka gjetur të fshehura në disa tuba rreth 262 kilogram kanabis.
Sipas ‘Ansa’ drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.
Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshirë si dhe saktësimin e origjinës së lëndës narkotike.
Në Raportin e Antidrogës italiane u publikuan shifra alarmuese ku gjatë vitit 2017 kanë shënuar një rritje me mbi 117% të trafikut të marijuanës shqiptare përmes dy brigjeve të Adriatikut.
Ky trend i trafikut të marijuanës në Adriatik vijon edhe për vitin 2018.
Deri më sot Antidroga Antialiane ka publikuar raporte mujore për 5 muajt e parë të 2018. Sipas këtyre raporteve, sasia e marijuanës e sekuestruar deri më tani në territorin italian është mbi 16 tonë kanabis.
Muaji shkurt e muaji mars kanë regjisturar sasinë më të madhe të marijuanës së sekuestruar nga opeacionet policore, afërsisht gati 4 tonë për secilin muaj, (mbi 3978 kg në muajin shkurt e mbi 3920 kg në mars).

Ndërsa muaji maj ka regjistruar sasinë më të ulët të marijuanës së sekuestruar në Itali me rreth 1800 kg. Pa pqërmendur muajin qershor, ku antidroga italiane, Guarda di Finanza sekuestroi në dy raste nga 1.2 ton kanabis dhe 1 ton kanabis të nisura nga Shqipëria me gomone.Dhe gjatë vitit 2018 rajoni i Puglias dhe ai i Sicilisë konfirmohen si territoret me trafikun më të lartë të marijuanës. Sasia më e madhe e saj është sekuestruar në provincën e Brindizit, Lecces, Foggia, Catanias, Barit etj.
Ndërsa provincat e Livornos, Gjenovas e Milanos konfirmohen si territoret e trafikut më të lartë të kokainës.
Por operacionet e antidrogës italiane kanë cuar në sekuestrimin dhe të një sasie të kosniderueshme kokaine . Sipas raporteve të 5 muajve të parë të 2018 në territorin italian janë sekuestruar rreth 1400 kg kokainë. Ndërsa sasia e heroinës së sekuestruar është rreth 281 kg.
Vazhdon të mbetet i lartë numri i personave të sinjalizuar nga antidroga italiane si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Janë rreth 13 910 të tillë, mes të cilëve 5479 janë shtetas të huaj, ku mjaft prej tyre janë shqiptarë.