Albana VOKSHI

Refuzimi i Kumbaros dhe Velisë për të ardhur e raportuar në Komision, shkelje e përsëritur e Kushtetutës, janë dëshmi e qartë se janë zhytur kokë e këmbë në çështje të korrupsionit të pisët dhe zhvatjes.
Pa hyrë në çdo nen të shkelur të ligjeve, (janë 4 ose 5 ligje që shkelen), dhe çdo neni të Kushtetutës që ky akt bie ndesh, unë dua t’ju tregoj sot një histori që mua më ka lënë mbresa shumë të mëdha.
Qyteti i vjetër historik i Varshavës u shkatërrua në 1944 nga nazistët. E shkatërroi Hitleri për hakmarrje, në masën 85%. Ja fotot e Varshavës pas bombardimeve. Por a dini çfarë u bë? U mor çdo pjesë e këtyre rrënojave, u morën tullat dhe u ndërtuan të reja dhe u vunë ashtu siç e kishte dizenjuar piktori italian, Roberto Bellotti 200 vjet më parë. Vetëm në saj të kësaj pikture, varshavianët rindërtuan Varshavën e re.
Pra nuk është çështje parash, nuk është çështje që godina e Teatrit Kombëtar nuk mban, është çështje dashurie për kryeqytetin, për kujtimet e qytetit tonë!
Pra nuk është se mungojnë paratë – ka buxheti i shtetit para! Nuk është çështje e godinës së rrënuar ashtu sikurse thonë servilët e Ramës dhe të Veliajt.
Çështja është se Rama e urren Tiranën! Rama urren kulturën! Rama urren artin! Ndaj ai do të shkatërrojë çdo gjurmë të Tiranës. Do që ta lërë një qytet pa kujtime, pa shpirt!
Historia e Varshavës është relevante në kohët moderne ku Teknologjia 3D po ndihmon që të ruhen mrekullitë arkitekturore të vjetra si Palmira në Siri.
Ndërkohë që, Hitleri i shekullit të 21, Edi Rama ka vendosur që të shkatërrojë këtë pjesë të çmuar të qytetit të Tiranës.
Teatri mund të shembet jo sepse është i vjetër, por sepse nuk ka dashuri për ta ndërtuar. Teatrin, Rama do ta shembë jo se nuk ka para, por sepse nuk ka dashuri për ta ndërtuar!