Kryetari i PD, Basha parlajmëroi Ramën se reagimi popullor kundër taksës së Rrugës së Kombit është vetëm fillimi i revoltës. “Ajo revoltë është shprehje e padrejtësisë dhe në një përballje mes një qeverie të korruptuar dhe një populli që lufton për drejtësi, fitorja do të jetë e popullit”, tha Basha.
Basha i kërkon Ramës “të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit”. “Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taskës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit.”
Nga selia e PD-së në një deklaratë për median, Basha tha se tarifa e kalimit është një taksim i dyfishtë.
Tarifa është ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra në vend. Rama e vendosi tarifën me dhunën e kartonave në parlamen dhe me dhunën e policisë. Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.
Kryetari i PD-së tha se ky është vetëm fillimi pasi “nga nesër një grabitje tjetër e madhe do i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSh e biznesit.