Merkato po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një luftë multimilionere dhe në qëndër të gjtihçkaje ka përfunduar edhe një herë Neymar.Lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit mund të thyej rekordin e tij personal. E përditshmja spanjolle “Diario Gol” raporton se Jose Mourinho ka bindur drejtuesit e Manchester United të dërgojnë një ofertë marramëndëse në zyrat e PSG, bëhet fjalë për 300 milionë euro.

Në negociata klubi britanik është gati të përfshijë edhe kartonin e Paul Pogbas vetëm e vetëm për të bindur parizenët t’i dorëzojnë kartonin e yllit brazilian. Ndërkohë paga vjetore që do t’i ofrohet 26 vjeçarit është 35 milion euro në sezon.

Spekulimet për të ardhmen e Neymar në Francë nisën të dilnin në skenë që pas eliminimit të PSG në 1/8-at e Ligës së Kampionëve për meritë të Realit. Objektivi kryesor i klubit dhe vetë sulmuesit u zvanit menjëherë. Megjithëse në fushë ish lojtari I Barcelonës ka shfaqur të githa cilësitë që disponon, jashtë fushe nuk kanë munguar problemet sidomos me sulmuesin tjetër Edinson Cavanin.

Reali i Madridit ishte një nga hipotezat më të mundshme, por nëse oferta e Manchester United konkretizohet atëherë e ardhmja e “O Ney” ka shumë gjasa të jetë në Premier League nën urdhërat e “The Special One”.