Sean Penn do ta lerë aktrimin
Aktori 57-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, konsiderohet si një nga më të talentuarit e brezit të tij.

Ai ka treguar se është më i fokusuar te interesa të tjera të tijat dhe nuk është më i pasionuar pas filmave si më parë.
“Ia kam kaluar shumë mirë duke punuar me aktorë të mirë, regjisorë të mirë dhe skenaristë të mirë. Por, nuk jam më i dashuruar me këtë gjë”, deklaroi Penn për “CBS Sunday Morning”.

Aktualisht, Sean Penn është i zënë me promovimin e romanit të tij të parë.