Sergey Latyshev

Ish-presidenti francez dhe një prej politikanëve më me përvojë të Francës, Nicolas Sarkozy, është mbajtur përkohësisht në paraburgim, por jo për herë të parë në jetën e tij. Megjithatë, brenda kornizave të “rastit të Libisë”, në cilin më parë ishte në rolin e dëshmitarit, kjo ndodhi për herë të parë dhe me siguri tregon se ka dalë në skenë një provë specifike kundër ish-presidentit. Ky është një hetim 5-vjeçar për financimin e mundshëm të

fushatës së Sarkozy në vitin 2007 nga ish-diktatori Muammar Gaddafi, një ish-mik i tij. Sipas ndërmjetësit, Gaddafi ka dhuruar të paktën 5 milionë euro, të transferuara me disa valixhe nga Libia dhe të dorëzuara direkt në Ministrinë e Brendshme franceze, e drejtuar atëherë nga Sarkozy.
Deri kohët e fundit, kishte vetëm dëshmi, por tani autoritetet e Libisë kanë filluar të bashkëpunojnë me ato franceze në hetimin e kësaj historie të pistë. E pistë jo, sepse dikush ka financuar zgjedhjen e dikujt, sepse politika është gjithmonë e pistë në këtë aspekt, por për shkak të fatit që ndoqi më pas “financierin”, duke qenë se Sarkozy, pavarësisht relatave të tij miqësore me Gaddafin, ishte personi që e dënoi atë me vdekje dhe ishte iniciatori kryesor i “ndryshimit të regjimit” në Libi. Kritikët e ish-presidentit në atë kohë, pretendonin se Sarkozy e nisi fushatën kundër Gaddafit për të eliminuar edhe borxhin e madh që kishte kundrejt ish-diktatorit libian, në të njëjtën kohë qe eliminuar edhe një dëshmitar aspak të volitshëm. Të gjitha këto hipoteza dhe dyshime, që mund të rezultojnë të vërteta ose sajime, tani janë duke u hetuar.

A është luftë politike?
Nuk mund të përjashtohet fakti se mund të ekzistojnë qëllime politike. Diskreditimi i një prej politikanëve më të fortë të djathtë dhe partinë e tij republikane, lideri aktual i së cilës, Laurent Vauquieux, ka marrëdhënie mjaft miqësore me Sarkozy, do të sillte përfitime për shumë politikanë. Së pari, janë ata që kanë pozicione të mira të majta – centristët dhe presidenti i tyre Emmanuel Macron. Teorikisht edhe ata në të djathtën ekstreme që po përpiqen të bëhen një forcë më e respektuar në politikën franceze, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, për të qenë më të preferuar në elektoratin e djathtë. Megjithatë, kjo e fundit nuk ka influencë në zbatimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, krahasuar me partinë në pushtet.

A mund t’ia hedhë përsëri?
Sarkozy është nën mbikëqyrjen e ngushtë të Policisë Gjyqësore në Paris. Edhe asistenti i tij i ngushtë, Brice Ortefö, i cili ka mbajtur një sërë postesh ministrale me ish-presidentin, është duke u marrë në pyetje. Kjo procedurë mund të përfundojë për Sarkozy, duke paraqitur një akuzë zyrtare kundër tij, ose do të lirohet plotësisht. Ish-presidenti ka shumë avokatë të mirë, është i zgjuar dhe dinak, i aftë për t’i shpëtuar shumë rreziqeve që i janë kanosur edhe të në shkuarën. Këtë radhë, çështja e financimit të zgjedhjes së tij nga Gaddafi u bë publike në mars të vitit 2011, kur djali i liderit të vrarë brutalisht, tha në një intervistë për Euronews se, Parisi duhet të pranonte publikisht asistencën financiare që kishte marrë nga babai i tij. Natyrisht, ish-presdienti e mohon. Mediat franceze janë të bindura për të kundërtën dhe pretendojnë se janë marrë shuma akoma më të mëdha nga Gaddafi për Sarkozy. Në vitin 2012, Mediapart publikoi disa dokumente që i referoheshin transfertave nga Libia për fushatën zgjedhore të Sarkozy me vlerën e 50 milionë eurove. Në vitin 2016, një biznesmen me orgjinale franko-libaneze, Ziad Tadiddin u mor në pyetje. Ai tregoi se në fund të vitit 2016 dhe fillim të vitit 2017, ai dorëzonte nga Libia për në Ministrinë e Brendshme të Francës, valixhe me para kesh të vlerës së 5 milionë eurove. Në këtë moment, autoritet e Libisë shfaqën interes dhe i dorëzuan Parisit disa dokumente.

Interesa të mundshme
Sulmi kundër republikanëve, edhe një herë është në interesin e partisë në pushtet. Popullariteti i presidentit Macron ka rënë ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Gjysma e francezëve, sipas sondazheve janë kundër tij. Por nëse Macron arrin me sukses të burgosë politikanin francez deri tani të paprekshëm, popullariteti i tij do të rritej ndjeshëm.
Kjo i nevojitet veçanërisht në prag të reformave radikale në Bashkimit Europian që ai ka në plan, të cilat Franca pretendon t’i arrijë me mbështetjen e Gjermanisë. Çdo reformë që do të miratohet do të jetë e dhimbshme. Për të vendosur për to, Macroni ka nevojë për fuqizim të mëtejshëm politik dhe Sarkozy mund ta ndihmojë me këtë. Megjithatë, situata është ndoshta më e thjeshtë se kaq. Hetuesit kanë marrë dokumente që inkriminojnë Sarkozynë dhe pa asnjë paralajmërim nga autoritetet filluan të ushtrojnë detyrën e tyre. Sarkozy ka qenë prej kohësh i përndjekur nga Gjykata për çështje të ndryshme, por ia ka dalë të fitojë.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI