“Legjenda” e Real Madrid, Raul Gonzalez, i cili aktualisht është një nga ambasadorët e klubit “merengesues” do të bëhet trajneri i Real Madrid U-19 “B”, sipas asaj që ka shkruar gazeta “Marca”. Ky është vendimi i marrë nga palët në momentin që, ish-kapiteni ka vendosur të nisë një karrierë të re si trajner. Në vend që të zgjidhte postin e drejtori teknik, që i është ofruar nga presidenti Florentino Perez, Raul ka vendosur të nisë një aventurë të re në stol, sigurisht me ëndrrën që në një moment të jetë trajneri i ekipit të parë.
Duket se ai po ndjek gjurmët e Zinedine Zidane, i cili e nisi karrierën si trajner i Real Madrid “B”, ku faktikisht nuk shkëlqeu, por sapo shkoi në ekipin e parë fitoi dy herë radhazi trofeun e Champions League, si askush tjetër në të kaluarën. Reaul do të jetë trajneri i Real Madrid U-19 “B”, futbollistë të lindur në vitin 2000, kur ai u bë kapiten i Real, pasi trajneri i Real Madrid “A”, datëlindja 1999 është Guti, një tjetër emër i njohur në “Bernabeu”.