Ndarja e çiftit më të dashur Gigi Hadid dhe Zayn Malik ka pushtuar mediat rozë.
Dhe ylli i One Direction tani po kërkon ngushëllim për të kaluar dhimbjen.
Ai është fotografuar në Miami Beach në rezidencën e tij me qira ndërsa përqafohej me një vajzë tjetër.
Këngëtari kërkoi që të ketë pranë shoqen e tij për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Ai shihet i veshur me pantallona të shkurtra ndërsa në gjoksin e tij mbetet ende tatuazhi me sytë e supermodeles.
25 vjeçari ka kaluar shumë kohë duke shijuar diellin e Miami ndërsa po përpiqet të marrë veten nga ndarja me Gigin. Shumicën e ditës këngëtari e ka kaluar duke pirë duhan dhe shëtitur jashtë rezidencës.