Për pak princesha e vogël Charlotte bën 3-vjeçe, por asnjë njeri nuk po flet për festimet e ditëlindjes së saj. Ndoshta sepse vëmendjen më të madhe e kanë marrë çifti i ri princi Harry dhe e fejuara tij Meghan Markle.

Charolotte ka ditëlindjen në maj dhe babi princi William gjatë festimeve të ditës së Commonwealth, teksa po fliste me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, ka treguar për hobet dhe dëshirat e dy fëmijëve të tij.

Teksa, për princin e vogël George thamë se dëshironte të bëhëj polic, një profesion që nuk ka lidhje me “dëshira mbretërore”, Charlotte është komplet e kundërta. Ajo ka shumë dëshirë të vallëzojë.

“Vajza ime pëlqen shumë vallëzimin”, u shpreh William

Princesha Charlotte nisi kopshtin në janar. Sipas dados së saj, ajo di të flasë spanjisht, ka një sjellje shumë të këndëshme në tavolinë, është shumë e sjellshme, argëtuese, energjike dhe e pëlqen shumë ngjyrën rozë.

Një princeshë e vërtetë.