Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Rusisë do të mbahen të dielën dhe Vladimir Putin do të fitojë. Si gjithmonë, presidenti në detyrë ka refuzuar të marrë pjesë në çdo lloj debati, por fushata ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke mbuluar vendin me reklama. Këtë vit, sponsorët e Putinit nuk janë individë dhe as kompani, por partia politike “Rusia e Bashkuar” dhe një grup prej 22 organizatash jofitimprurëse të përfshira. “Meduza” ka publikuar një hetim të Roman Shleynov, një redaktor i Projektit të Raportimit mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), në lidhje me organizatat që sponsorizojnë fushatën e rizgjedhjes së Putinit dhe çfarë kanë ato të përbashkët me kryebashkiakun e Moskës, Andrey Vorobyev, sipërmarrësin Gennady Timchenko dhe të afërmit e shumë zyrtarëve dhe politikanëve të lartë të shtetit. Më 14 dhjetor 2017, gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp, Vladimir Putin deklaroi se do të kandidonte për një mandat të katërt si kandidat i pavarur, pa u lidhur me asnjë parti. “Natyrisht besoj në mbështetjen e forcave politike që kanë besim te unë dhe ndajnë të njëjtin vizion për zhvillimin e vendit. Mbi të gjitha kam besim në mbështetjen e përgjithshme të popullit”, tha presidenti. Në praktikë, mbështetja e madhe për fushatën e rizgjedhjes së Putinit ka ardhur, të paktën financiarisht, nga organizatat e lidhura me një forcë të vetme politike: partia në pushtet, Rusia e Bashkuar. Në vitin 2012, disa organizata tregtare dhe individë sponsorizuan fushatën e Putinit, por i gjithë buxheti prej 7 milionë dollarësh i Putinit në vitin 2018 (vlera maksimale e lejuar me ligj) ka ardhur nga Rusia e Bashkuar dhe 22 OJF të lidhura me partinë. Shumica e këtyre oganizatave janë të regjistruara në zyra të ndryshme të partisë dhe të gjitha njiheshin si organizata që mbështesin Rusinë e Bashkuar deri në vitin 2015, kur i dhanë vetes një tjetër emërtim si “fondacione të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit kombëtar”. Ligji rus e përkufizon termin fondacion si një OJF të krijuar për qëllime sociale, bamirësie, kulturore, edukative apo qëllime të tjera publike. Secili fondacion duhet të deklarojë veprimet financiare, por grupet që e sponsorizojnë rizgjedhjen e Putinit kanë marrë masa efektive për të fshehur burimet e tyre. Meduza nuk ka arritur të gjejë asnjë website që të përmbajë raportin e transparencës për asnjë nga fondacionet në fjalë.

Sekretet e fondacioneve
Informacionet që Meduza nuk ka arritur të gjejë sugjerojnë se të paktën një pjesë e parave të mbledhur nga këto fondacione kanë ardhur nga shteti apo kompani të tjera shtetërore. The Khanty-Maniisky Support Foundation, e cila ka dhënë për fushatën e Putinit 211 mijë dollarë ka përfituar një tender nga Kompania Energjetike Territoriale Yugorsk në vitin 2015 për të asistuar fëmijët e zonës. Samara Foundation, që ka dhuruar 260 mijë dollarë, është e regjistruar me të njëjtën adresë të zyrës së shërbimeve publike dhe selisë vendase të Rusisë së Bashkuar. Të tjera fondacione të ngjashme (përfshirë edhe grupe që nuk kanë kontribuar në fushatën e Putinit) kanë përfituar gjithashtu mbështetje nga shteti. Për shembull, kompania shtetërore Omskenergo ka financuar Omsk Foundation në vitin 2015. Deklaratat financiare të plotësuara nga fondacionet në Rusi që financojnë fushatat presidenciale janë të disponueshme në faqen SPARK. Sipas këtij burimi, disa nga grupet rajonale që kanë kontribuar në rizgjedhjen e Putinit kanë përfituar shuma marramendëse parash gjatë dy viteve të fundit. Për shembull, Kaluga Foundation për Mbështejen e Bashkëpunimit Rajonal ka mbledhur 8,750 dollarë në vitin 2016 dhe këtë vit financoi fushatën e Putinit me 260 mijë dollarë. Një fondacion i ngjashëm në Volgograd mblodhi 87 mijë dollarë në vitin 2016 dhe financoi fushatën me dyfishin e parave. Një fondacion në Pskov mblodhi 17 mijë dollarë në vitin 2016 dhe këtë investoi 52 mijë të tjera në rizgjedhjen e Putinit.

Sponsorët më sekretë të Putinit, çuditërisht janë edhe mbështetësit e tij më kopracë. Fondacioni Popular Projects dhe Fondi për Mbështetjen e Brezave të Ardhshëm janë të dyja të regjistruara në të njëjtin adresë në Moskë me Komitetin Qendror Ekzekutiv të Rusisë së Bashkuar. Në vitin 2016, ata fituan mbi 17.6 milionë dollarë, por e financuan fushatën e Putinit me veten 35 mijë dollarë. Është ende e paqartë se si mbështesin brezat e ardhshëm këto fondacione. Gjithçka që dihet është se aktivitetet e grupeve në fjalë janë financimi i fushatave politike të kandidatëve të Rusisë së Bashkuar, të cilët kërkojnë të fitojnë pozicione drejtuese në qeveri. Asnjë prej këtyre fondacioneve nuk ka website dhe themeluesit e tyre, Olga Shabalina dhe Yuri Puzynya, kanë deklaruar për Meduzën se janë larguar nga organizatat rreth dy vite më parë dhe nuk kanë pranuar të përgjigjen më tej. Përpara se ta mbyllte telefonin, Shabalina tha se nuk ka punuar për Rusinë e Bashkuar që në vitin 2015, duke shpjeguar se të gjitha çështjet ishin transferuar. Olga Tomenko, presidentja e Fondacionit Popular Projects i kërkoi Meduzës, që ta telefononte sërisht më vonë, por nuk u përgjigj më kurrë. Një përfaqësues i Rusisë së Bashkuar deklaroi se partia nuk di asgjë për këto organizata. Fondacioni Kombëtar për Mbështetjen e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Rajonal (e njohur më parë si Fondacioni për Mbështetjen e Rusisë së Bashkuar) është gjithashtu e regjistruar në të njëjtën adresë dhe nuk janë shumë mikpritës me gazetarët. “Nuk ka faqe interneti dhe të gjitha deklaratat mund të gjenden në Ministrinë e Drejtësisë dhe shërbimet e taksave”, tha për Meduzën sekretari. “Ne nuk jemi kompani publike, ndaj mund ta mbyllim këtu bisedën. Po na shqetësoni me këto telefonata”.

Mbështetësit e Rusisë së Bashkuar
“Iniciativa për të financuar rizgjedhjen e Putinit ka ardhur nga vetë organizatat”, deklaron Oleg Polozov, presidenti i Fondacionit Kombëtar për Mbështetjen e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Rajonal (NFPR). Polozov ra dakord të takohej me Meduzën, duke shpjeguar se sponsorët e fushatës “u mblodhën një ditë, diskutuan dhe të nesërmen bënë kontributet e tyre në një llogari speciale për fushatën e Putinit në Sberbank”. Një burim që ka punuar për Rusinë e Bashkuar tha për Meduzën se, idea për financimin e rizgjedhjes së Putinit përmes NFPR është diskutuar fillimisht “në instanca të larta” dhe nuk ka pasur kundërshtime. Një burim i afërt me Kremlinin tha për RBC se, kjo skemë financimi lejon që fushata e Putinit të minimizojë rreziqet ligjore dhe politike. Zyra në Moskë e Oleg Polozovit ndodhet në të njëjtën ndërtesë me Komitetin Qendror Ekzekutiv të Rusisë së Bashkuar. Në sallën e pritjes, muret janë të dekoruara me portrete të Vladimir Putinit dhe Dmitry Medvedev. Deri në vitin 2015, NFPR njihej si Fonadacioni për Mbështetjen e Rusisë së Bashkuar, e cila është krijuar në fillim të viteve 2000 për të financuar formimin e partisë që do të dominonte më pas Rusinë. NFPR ka shërbyer si një lloj “organizate drejtuese” për grupet që financonin me para rizgjedhjen e Vladimir Putinit, si dhe themeluese e të gjitha organizatave të ngjashme që marrin pjesë në fushatë. Polozov nuk është anëtar i Rusisë së Bashkuar. Ai thotë se, “simpatizon këtë projekt”, por këmbëngul se partia nuk ka asnjë influencë tek fonadacionet. “Nuk ka ndihmuar asnjëherë financimin e asnjë prej tyre”, deklaron Polozov. “Që prej vitit 2014 është bërë e jashtëligjshme që fondacionet të mbledhin para për projekte të dhëna nga partitë politike, edhe pse mund t’i mbështesin partitë në projekte sociale”. Teksa NFPR dhe degët rajonale kanë të njëjtën të shkuar të përbashkët dhe shpesh kanë të njëjtën adresë me zyrat e Rusisë së Bashkuar, numrat e telefonit të fondacionit e lidhin me shumë kompani dhe individë dyshues. Numri i telefonit është ende aktiv dhe në janar 2018 renditej si kontakt i Fondit për Mbështetjen e Brezave të Ardhshëm, që bashkë me Fonadacionin Popular Projects kanë financuar fushatën e Putinit me 2 milionë rubla.

Vëllai i kryetarit të bashkisë dhe kompania e peshkimit
Në fillim të viteve 2000 Kompania Ruse e Peshkimit kishte të regjistruar një numër telefoni që tani përdoret nga fondacioni NFPR. Kompania është krijuar nga Andrey Vorobyev, kryetari aktual i Bashkisë së Moskës dhe mik i vjetër i ministrit të Mbrojtjes, Sergey Shoigu. Babai i kryetarit të Bashkisë, senatori Yuri Vorobyev, ka punuar për vite e vite me radhë si i besuari i ministrit.  Në vitin 2000, Andrey Vorobyev e la biznesin dhe hyri në politikë. Në fillim ajo shërbeu si asistent i ministrit Shoigu dhe më pas mori në dorë drejtimin e Fondacionit për Mbështetjen e Rusisë së Bashkuar (tani NFPR). Një burim që ka punuar për partinë thotë për Meduzën se, roli i Vorobyevit në këtë ngjarje është arsyeja përse numri i kontaktit të organizatës është i njëjtë me atë të Kompanisë Ruse të Peshkimit. “Nëse nuk është një numër shërbimi i përdorur nga disa firma njëkohësisht, por numri i një zyre është i disa kompanive dhe i përgjigjet departamentit ligjor, ekonomik dhe manaxherial njëkohësisht, do të thotë se i njëjti person është në krye të zyrave të menaxhimit, financave dhe ligjore të të gjitha organizatave në fjalë”, thotë një avokat me eksperiencë për çështjet e tregtisë, i cili kërkoi të mbetej anonim. “Kjo mund të jetë shenjë që tregon se organizatat janë të lidhura”, thotë Alexander Zakharov, partner i Paragon Advice Group dhe ish-këshilltar në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Taksave të Rusisë. Përfaqësuesit e Kompamisë Ruse të Peshkimit thanë për Meduzën se, nuk dinë asgjë për numrin e përbashkët të telefonit me NFPR dhe këmbëngulin se kompania nuk ofron asnjë mbështetje financiare, ligjore apo teknike për asnjë fondacion apo organizate sociale të lidhur me aktivitete politike. Kur Andrey Vorobyev u largua nga sektori privat, biznesin e tij ia transferoi të vëllait, Maxim. Kompania e Peshkimit ka gëzuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë karrierës politike të Andrey Vorobyev, e emëruar shumë shpejt si Kompania e Akuakulturës për shtetin dhe furnitorja më e madhe e peshkut në tregun rus. Në vitin 2011, Maxim Vorobyev mori një tjetër investitor për kompaninë e tij, miliarderi Gennady Timchenko, miku i vjetër i Putinit. Tre vite më pas, Timchenkoia shiti aksionet dhëndrit të tij. Kryebashkiaku dhe përfaqësuesit e Akuakulturës Ruse nuk i përgjigjën pyetjeve të Meduzës për lidhjet e Kompanisë Ruse të Peshkimit me fondacionet e lidhura me Rusinë e Bashkuar.

Gruaja e ministrit dhe laboratori i saj
Numri i telefonit të NFPR duket se tregon akoma më shumë, përveç lidhjes me Kompaninë Ruse të Peshkimit. I njëjti numër shfaqet në dokumentacionin e referencës për komaninë “Arleia Palatium”, 60 për qind e së cilës ishte në pronësi të NFPR deri në vitin 2005. Kjo firmë ka lidhje edhe me bizneset në pronësi të Gennady Timchenko dhe vëllezërit Vorobyev, por jo vetëm ata.  Arleia Palatium është regjistruar fillimisht në të njëjtën adresë në ndërtesën e Rusisë së Bashkuar në Bannyi Pereulok të Moskës, por në vitin 2005 u transferua në të njëjtat kompani në Qipro, që kishin në pronësi biznesin e peshkimit të vëllezërve Vorobyev. Arleia Palatium kryen operacione të panumërta. Sipas dokumenteve zyrtare kompania punon me shëndetin dhe iniciativat e fitnesit, por edhe me tregun imobiliar. Firma ka përfituar marrëveshje të panumërta nga qeveria – kryesisht falë mbështetjes së ministrit Sergey Shoigu. Në vitin 2004, kur Shoigu ishte në krye të agjencisë së emergjencave, FEMA e Rusisë këshilloi qytetin e Moskës të angazhonte firmën Arleia Palatium, si investitore në ndërtimin e një kompleksi gjigant. Matveyevskiy Les. Kompleksi duhet të shërbente për zjarrfikësit dhe mjekët e urgjencës. Si rezultat, qyteti e çliroi Arleia Palatium nga detyrimi për të paguar shumën e nevojshme për zhvillimin e sistemit inxhinierik urban të Moskës. Kur kompleksi u përfundua, Arleia Palatium u largua, duke u transferuar në rrugën Davydkovskaya. Në të njëjtën adresë, madje në të njëjtën dhomë sipas dokumenteve, ndodhej një laborator analizash i regjistruar në emrin e Dr.Wang. Bashkëpronare e firmës ishte Irina Shoigu, gruaja e ministrit të Mbrojtjes, dhe Ekaterina Zhukova, gruaja e kryetarit të Dumës, Alexander Zhukov. Administratorët e “Rekapmed” në pronësi të Dr.Wang, thanë për Meduzën se, komania është krijuar për të studiuar mjekësinë orientale dhe nuk ndërvepron me bizneset e regjistruara në të njëjtin kompleks. Sipas zëdhënësve të “Rekapmed”, Shoigu dhe Zhukova kanë shërbyer si themelues të përkohshëm të laboratorit deri në vitin 2015. Në shkurt të vitit 2018 të dy gratë ishin ende të listuara si themelueset e laboratorit në fjalë. Një përfaqësues i Alexander Zhukov tha për Meduzën se, gruaja e tij nuk kishte asnjë lidhje me biznesin. Ministri i Mbrojtjes refuzoi të komentonte.

Mamaja e kryetarit të Bashkisë dhe Liga e Hokeit
Kur ende njihej si Fondacioni për Mbështetjen e Rusisë së Bashkuar, grupi krijonte rregullisht organizata dhe lidhje të pazakonta me të afërmit dhe partnerët e zyrtarëve të lartë të qeverisë. Për shembull. Fondacioni krijoi një grup “Kultura dhe Ligji” (që më pas u bë bashkëthemelues i Arleia Palatium). Dokumentacioni i regjistrimit për grupin ka të njëjtin numër telefoni me NFPR dhe adresa është e njëjta me informacionin e kontaktit për kompaninë e zhvillimit të tregut imobiliar të quajtur “Grand Land” që operon jashtë Moskës.
Grand Land është në pronësi të Lyudmilla dhe Maxim Vorobyev, mamaja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Moskës. Partnerët e biznesit të kompanisë janë edhe gruaja dhe vajza e ministrit Shoigu, si edhe djali i kreut të Këshillit të Federatës, Valentina Matvienko. Një asistente e drejtuesit të Grand Land tha për Meduzën, se as kompania dhe as Lyudmilla apo Maximi nuk kanë lidhje me fondacionet që po financojnë rizgjdhjen e Vladimir Putinit.
Fondacioni i Mbështetjes së Rusisë së Bashkuar krijoi gjithashtu firmën e quajtur “Arleia”, (por nuk duhet ngatërruar me Arleia Palatium), duke e regjistruar organizatën përsëri me të njëjtin numër telefoni. Sipas deklaratave financiare të Arleia, drejtuesi i përgjithshëm i firmës është Guram Adzhoyev, një nga themeluesit e “Night Hockey League”, një grup amator Hokei që organizon ndeshje miqësore ndërmjet Maxim Vorobyev dhe Gennady Timchenko që luajnë me Vladimir Putinin dhe njerëzit e fushatës së tij.

Në një intervistë të kaluar, Adzhoyev (një ish-futbollist i dalë në pension dhe ish-drejtues i sporteve për Dynamo Moscow) thotë se i kujtohet që Sergey Shoigu dhe vëllezërit Rotenberg, Arkady dhe Boris, kanë sponsorizuar Dynamo Moscow. Në një telefonatë me Meduzën, Adzhoyev refuzoi të diskutonte rreth aktiviteteve të Ariela ose nëse kjo e fundit ka financuar para për Fondacionin për Mbështetjen e Rusisë së Bashkuar.  Në vitin 2004, fondacioni përdori numrin e telefonit përsëri për të krijuar “National Innovation Company” (NIK) për të filluar investimet në një sërë biznesesh. Bashkëthemeluesi i komanisë menaxhuese të kompanisë, “NIK Razvitie”, ishte një burrë i quajtur Igor Vasiliev, i cili drejtonte komisionin e investimeve të Komitetit Qendror të Rusisë së Bashkuar në fillim të viteve 2000. Në vitet 1980, ai ka shërbyer për KGB-në, krah për krah me presidentin Vladimir Putin. Në një intervistë të vitit 2004, Vasiliev thoshte se ai dhe Putini njiheshin mirë.
Igor Vasiliev ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Kirovit që në shtator të vitit 2017, duke zëvendësuar Nikita Belykh, i dënuar kohët e fundit me tetë vite burgim, pasi kishte pranuar rryshfete të majme. NIK Razvitie aktualisht ka në pronësi pothuajse të plotë “Troika-D Bank” dhe kjo e fundit është duke u shkrirë me Alma Bank. Kreu i bordit drejtues të Troika-D Bank dhe presidenti i Alma Bank është biznesmeni i Kazakistanit, Zhomart Yertayev. Deri në vitin 2016, ai menaxhonte asetet e Nursultana Nazarbayeva (vajza e madhe e presidentit të Kazakistanit), përfshirë edhe operatorin më të madh televiziv të vendit. Vasiliev dhe Yertayev nuk kanë pranuar të përgjigjeshin. NIK Razvitie i ka injnoruar gjithashtu të gjitha kërkesat për sqarime. Presidenti i NFPR, Oleg Polozov i mohon faktet që tregojnë se organizata e tij është e lidhur me bizneset në pronësi ose të drejtuara nga zyrtarët e lartë qeveritare apo të afërmit e tyre.