Një ditë pas prezantimit nga ana e kryeministrit Rama të projektit për Teatrin e ri Kombëtar, vepër e arkitektit danez, Bjarke Ingels, regjisori Kastriot Çipi del me një deklaratë të fortë.
Sipas tij, “Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.

Shenimi i Çipit

Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë!
Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!

Faqja e studios Forma dhe projekti:
http://www.formaarchitects.com/projects.php?i=56