Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme u përgjigj në lidhje me akuzat e qeverisë për financimet ruse të PD për lobim në SHBA.
Kryemadhi me ironi tha se “vetë kryeministri veshi fustan për të bërë foto me Obamën”. Ajo gjithashtu u shpreh se po të investigohet për lobimin e Ramës në SHBA shpenzohen miliona dollarë.

“Problemi nuk është nëse Basha bëri foto me Trump apo ka bërë lobing në SHBA. Rama veshi fustan për të bërë foto më Obamën. Jam kundër kompanive lobiste. Po të investigohet janë miliona euro e dollarë për lobimin e Ramës në SHBA. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve, filmat me 007 janë bërë qesharakë duke parë që përrallat duan të na largojnë vëmendjen nga gjërat kryesore”.