Robert Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë, thotë legjenda e Bayern Munich, Giovani Elber. Polaku edhe njëherë është duke bërë biseda transferimi përpara merkatos së verës, me të ardhmen e tij të bavarezët në pikëpyetje. Paraqitja e mrekullueshme e Lewandowski në Gjermani, te Borussia Dortmund dhe në “Allianz Arena”, e ka parë atë të identifikuar si një “galactico” i mundshëm në “Santiago Bernabeu”. “Gjithkush dëshiron ta ketë një lojtar të tillë në ekipin e vet. Nëse ata kanë mundësinë për ta larguar Lewandowski nga Bayerni, do të bëjnë çmos për ta bërë këtë. Bayern Munich është paralajmëruar dhe Lewandowski ndihet shumë i vendosur me familjen e tij në Mynih. Ai e di se ka gjithçka te Bayerni. Unë shpresoj dhe pres që ai të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë”.

Elber shtoi për Lewandowski, i cili tani ka shënuar 142 gola me Bayern Munich: “Ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe i tregon ato në çdo ndeshje. Ju mund të thoni se është e lehtë për të shënuar gola me Bayernin, sepse ekipet e tjera nuk janë mjaft të mira, por Lewandowski e bën rregullisht këtë gjë në Ligën e Kampionëve. Ai është aq i mirë me të majtën dhe të djathtën e tij, një specialist në lojën e ajrit. Ai ka gjithçka. Është e vështirë të thuhet se çfarë dobësie ka dhe çfarë ka ende për t’u përmirësuar”.
Lewandowski shënoi një “hat-trick” në transfertën e fundit të Bayern Munich, në një fitore 6-0 të Hamburgut dhe tani ka shënuar 37 gola në vetëm 39 paraqitje për klubin dhe vendin në këtë sezon”.