Nëna 40 vjeçare dhe foshja e saj kanë humbur jetën në maternitetin e Kukësit.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në mesnatë.

Policia e Kukësit e kontaktuar nga Ora News ka konfirmuar vdekjen e nënës 40-vjeçare dhe foshnjës dhe informon se po kryhen veprimet procedurale për rastin

Familjarët kanë kërkuar hetim dhe trupi i pajetë i Nurie Poçit do i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor me kërkesë të familjes.

Mësohet se foshnja i seksit mashkull ka lindur i vdekur.

Policia ende nuk ka nxjerrë njoftim, por paraprakisht raportohet për vdekje natyrale.