Për aktorin e madh shqiptar, Timo Flloko teatri është unik dhe nuk duhet të zhbëhet.

Ai ishte i ftuar këtë mëngjes në Wake Up ku u shpreh se është kundër përfshirjes së tij në një ndërtesë biznesi.

“Unë e kam shprehur mendimin tim, jam për një teatër unik, grehinë që të qëndrojë më vete, të mos përfshihet në një ndërtesë biznesi. Jam i atij mendimi që artistët vetë, më mirë se ata nuk e di askush, se sa vlen ajo strehë ku ata krijojnë. Teatri është kujtesë, memorie, janë disa pisha që kanë emrin e një artisti. Është një kujtesë që nuk mund të zhbëhet është aty”, tha Flloko.