Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme pranë Rinasit. Sipas të dhënave të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga një fotografi e publikuara në media, duket se një nga mjetet e përfshira në aksident ka pësuar dëme të mëdha.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.

“Rreth orës 18:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën për në Rinas ka ndodhur një aksident. Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugen për në Rinas ka patur një përplasje mjetesh ku janë përfshirë mjetet AA225DU me drejtuese J. P., mjeti me targa AA 688HI, me drejtues I. V., dhe mjeti me targë AA931 PI, me drejtues A.O., ku si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit I.V. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme”, njoftoi Policia.