Një veshje e stiluar me elegancë dhe hijeshi, nuk del asnjëherë nga moda dhe këtë askush nuk e di më mirë sesa fituesja e çmimit Oscar, Rita Moreno, e cila jo më larg se dje ka veshur të njëjtin fund që ka mbajtur në trup edhe në vitin 1962.

86-vjeçarja e veshi për herë të parë fustanin të zi dhe ar, mbi 50 vite më parë, kur ajo u fut në histori si aktorja e parë hispanike femër që fitoi aktorja më e mirë në rol dytësor në Academy Aëards.

Të dielën në mbrëmje ajo u kthye përsëri me të njëjtën veshje, me ndryshime shumë të vogla, për të dhënë një çmim të rëndësishëm.
Po aq me hijeshi sa edhe shumë vite më parë, 86-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq dhe u nderua nga pjesëmarrësit.