Me pankarta në duar ku shkruhej në anglisht “Ajo që kërkojmë është drejtësi”, “Nuk do të harrojmë genocidin çam”, shoqata ‘Çamëria’ zhvillon sot një protestë para Ambasadës Greke.
Ata kërkojnë transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe që askush të mos fshijë emrin ‘Çamëri’ nga tekstet shkollore.
Protesta në orën 12:00, tek hyrja e bllokut të Ambasadave, Rruga e Durrësit, sheshi ‘Adem Jashari’. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se nuk do të lejojmë askënd të fshijë nga tekstet shkollore emrin Çamëri.