Dy persona janë qëlluar me armë zjarri për vdekje jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Siç shihet në foto, dy personat janë të shtrirë në tokë, ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët.

Pranë vendit të ngjarjes ka prani të shtuar të forcave të policisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes pranë bankës UBS.