Protokolli i Familjes Mbretërore është një ndër më të rreptit. Anëtarët e kësaj familjeje janë të privuar nga shumë gjëra, përfshirë këtuedhe tatuazhet. Mirëpo princesha Kate Middleton ka vendosur “të thyejë” disi këtë rregull, pasi ajo gjatë vizitës së fundit zyrëtare në Sunderland , ka bërë një tatuazh.

Ajo është fotografuar e veshur me një pallto “Dolce and Gabana”, ku në dorën e saj ra në sy tatuazhi në formë luleje. Sigurisht tatuazhi është vizatuar me këna, pasi ajo është në muajin e 7 të shtatzënisë dhe nuk do shponte trupin e saj. Mbi të gjitha nuk është aq e çmendur sa të mërzisë Mbretëreshën Elizabeth.