Truri është një nga organet më të rëndësishëm, pasi kontrollon të gjitha funksionet e trupit tonë.
Kur jemi të rinj, nuk i kushtojmë shumë vëmendje kujtimeve dhe memories. Nëse harroni se ku i keni lënë çelësat, kjo nuk është ndonjë një gjë e madhe në moshën 20 vjeçare, por nëse jeni më të mëdhenj, kjo mund të jetë një nga simptomat e para të sëmundjes Alzheimer.

Pijet natyrale

Lëng panxhari

Lëngu i panxharit përmban vitaminë C, hekur, magnez dhe folatë, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe e ndihmojnë atë të funksionojë më mirë. Një studim tregoi se njerëzit që pinë lëng panxhari rregullisht kanë qarkullim më të mirë të gjakut në tru.

Lëng karote

Karota është një perime e pasur me lëndë ushqyese esenciale. Përmban sasi të larta të kaliumit dhe është një burim i shkëlqyeshëm i beta-carotene, një antioksidant që mund të rrisë fuqinë tonë të trurit. Beta-carotene mund të reduktojë stresin oksidativ në tru.

Kakao

Kakao mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të ulë rrezikun e sulmit në zemër. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.

Çaj jeshil

Është një nga pijet më të shëndetshme, e cila përmirëson aktivitetin e trurit dhe parandalon përkeqësimin kognitiv. Për më tepër, mbron neuronet nga dëmtimi!

Lëng shege

Lëngu i shegës përmban antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe përmirësojnë shëndetin tuaj mendor. Studimet kanë treguar se lëngu i shegëve mund të ndihmojë në trajtimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit, ndaj konsumoni sa më shumë!