E ardhmja e Milanit quhet Gennaro Gattuso. Për të larguar ndonjë dyshim në lidhje me konfirmimin e trajnerit ka menduar Massimiliano Mirabelli, i cili ka qenë gjithmonë një admirues i madh i teknikut. Këtë gjë e nënvizoi edhe para ndeshjes së “Europa League”, kundër Ludogorets. “Unë nuk mund ta imagjinoj Milanin pa Gattuso. Milani do të qëndrojë shumë vite me Gattuso. Ai bën gjëra me stafin e tij, që nuk janë për një trajner aq të ri, por për një trajner të madh. Ne shpresojmë për ta mbajtur afër atë për kaq shumë vite, sepse është një trajner shumë i rëndësishëm”, – siguron Mirabelli në “Sky Sport”.
Kështu, drejtori i sportiv i Milanit, thekson: “Isha i bindur se Gattuso mund të japë diçka të rëndësishme, përndryshe nuk do të kishim bërë këtë zgjedhje. Gattuso e mori skuadrën në një situatë shumë të vështirë, por mund të japë edhe më tepër për këtë Milan”.

Së fundi, Mirabelli tregon qetësi edhe për thashethemet e shpeshta në lidhje me fuqinë ekonomike të presidencës kineze: “Ne bëjmë gjërat që duhet të bëjmë. Nuk kemi asnjë problem, madje i paguajmë rrogat paraprakisht. Ne qeshim me lajme të tilla”.
Gattuso, në anën tjetër, gëzon për besimin e pakushtëzuar të klubit kuqezi ndaj tij, por mundohet të mbajë një profil të ulët: “Unë jam jugor, pra krenar. Kam një kontratë dhe pa Mirabelli dhe Fassone nuk do të isha këtu. Problemi i fundit i Milanit është Gattuso”.